Motivime...

Si t'i shkatėrrojmė brengat, para se tė na shkatėrrojnė ato neve...

Nga libri: PSIKOLOGJIA E SUKSESIT - Dale CARNEGIE

Brengat
Shėrbėtorė besnik janė gjashtė
(Nga ato e mora njohurinė):
Dhe quhen Ēka dhe Pse, Kur, Si, Kush dhe Ku. 

Ragjard Kiplingu

Me siguri e dini ndonjė nga teknikat se si t'i pėrballeni brengave. Por a mjafton njė gjė e tillė? Nėse jo atėherė ēka duhet ndėrmarrė? Pra, duhet tė armatosemi me teknikėn pėr luftėn kundėr llojeve tė ndryshme tė brengave, e kėtė mė sė miri do tė mund ta bėjmė nėse i mėsojmė tre regulla themelore pėr analizimin e problemit:

1.       Tė pėrballemi me faktet.
2.       T'i analizojmė faktet.
3.       Tė sjellim vendim dhe tė fillojmė tė veprojmė nė harmoni me atė.

A Ju duket kjo tashmė evidente? Pėr kėtė dha mėsim, dhe vet e pėrdori edhe Aristoteli. Ndėrsa unė dhe Ju duhet tė fillojmė qė tė shėrbehemi me kėto teknika nėse dėshirojmė t'i zgjidhim problemet qė si ankth na rėndojnė edhe ditėn edhe natėn.

Ta studiojmė rregullin e parė: Tė pėrballemi me faktet. Pėr ēka pėrballja me fakte ėshtė aq e rėndėsishme? Ngase, asnjė problem nuk do tė mund ta zgjedhim nė mėnyrė inteligjente nėse nuk dijmė prej ēka pėrbėhet ai. Pa shqyrtimin e fakteve vetėm do tė mund tė ngatėrrohemi rreth problemit si macja rreth ēorbės sė nxehtė.

Herbert Hoksi, dekan nė fakultetin e Kolumbisė, i cili plotė njėzet e tre vjetė u ka ndihmuar studentėve nė zgjidhjen e problemeve tė pėrditshme, mė tha: "Ngatėrrimi dhe hutimi janė shkaktarė kryesor tė brengosjes. Gjysma e brengave nė botė rrjedh ngase njerėzit pėrpiqen tė bėjnė diēka pėr t'i zgjedhur problemet para se tė mbledhin mjaft njohuri e cila do t'u ndihmonte gjatė sjelljes sė vendimit. Nėse pėr shembull, kam para vetes njė problem me tė cilin duhet tė pėrballem tė martėn", tha Hoks, "pėrpiqem qė tė mos sjell vendim para tė martės. Nė ndėrkohė mbledhi tė dhėna nė lidhje me problemin. Nuk brengosem dhe nuk mundohem, ha dhe flejė normalisht, por me tė gjitha forcat pėrqėndrohem nė zgjidhjen e problemit. Kur mė nė fund vjenė e martja, unė jam i arrmatosur me tė dhėna tė numėrta sa qė problemi zgjidhet vetvetiu."

E pyeta dekanin Hoks se, a do tė thotė kjo qė ai pėr asgjė dhe kurrė nuk brengoset. "Ashtu ėshtė", mu pėrgjegj ai, "sinqerisht mund t'Ju them se jeta ime tash ėshtė plotėsisht e ēliruar nga brengat. Erdha nė pėrfundim se brengat, nėse atyre u pėrkushtojmė mjaft kohė pėr analizė tė qetė tė fakteve, nė mėnyrė objektive dhe jo tė njėanėshme nė lidhje me problemin e caktuar, nė dritėn e njohurive tė fituara, zakonisht vetvetiu ato probleme zhduken.

Por si sillen shumica e njerėzve? Pėrpiqen qė sa mė pak tė mendojnė, ngase sipas fjalėve tė Tomas Edisonit, "nuk ekziston ai mjet me tė cilin njeriu nuk do tė shėrbehet vetėm qė tė ikė nga mundi i procesit tė t'menduarit." Nėse pėrpiqemi qė tė mendojmė pėr rrethanat qė na kanė sjellur gjer te problemi, nėse sillemi si qen gjurmues, duke i gjetur vetėm faktet qė pėrforcojnė gjykimet tona tashmė tė krijuara, dhe nuk i marrin parasysh gjitha tė tjerat, pranojmė vetėm faktin qė e arsyeton sjelljen tonė dhe paragjykimet tona tė fundėrruara.

Shkrimtari franēez Andre Moro njėherė tha: "Gjithēka qė ėshtė nė harmoni me dėshirat tona na duket e vėrtet. Ēdo gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me dėshirat tona, na sjell gjer te tėrbimi."

A duhet prandaj tė habitemi pėrse ndonjėherė e kemi aq tė vėshtirė qė tė gjejmė zgjidhje pėr tė gjitha problemet? A nuk do tė mundoheshim po aq, nėse do tė pėrpiqeshim pėr ta zgjedhur ndonjė veprim aritmetik, tė bindur se dy edhe dy bėjnė pesė? Megjithatė, ka edhe shumė njerėz nė kėtė botė, qė edhe jetėn e vet, por edhe jetėn e tė afėrmive tė tyre e shndėrrojnė nė ferr, duke theksuar se dy dhe dy janė pesė, apo dhe ndoshta, pesėqind!

Ē'tė bėjmė pra? Nuk guxojmė t'i lejojmė emocionet tona qė tė ndikojnė nė tė menduarit tonė. Ashtu siē tha Hoksi, "Duhet t'i pėrkushtojmė mjaft kohė analizės objektive jo tė njėashme tė fakteve nė lidhje me problemin e caktuar."

     Ja se si i zgjidhė unė ato:

     1. Gjersa pėrpiqem tė gjej fakte dhe dėshmi, paraqitem se kėtė nuk e bėjė pėr vete, po kinse pėr dikė tjetėr. Kjo mė ndihmon qė tė fitoj njė vėshtrim tė kthjellėt, jo tė njėanshėm, vėshtrim mbi gjendjen reale tė gjėrave. Nė kėtė mėnyrė i shkyē emocionet.

     2. Ndonjėherė mendoj se jam avokat i cili pėrfaqėson palėn kundėrshtare. Me fjalė tjera, gjej tė gjitha argumentet kundėr vetes - gjithė atė qė ėshtė nė kundėrshtim me dėshirat e mia, gjithė atė me tė cilėn ndėrdijėsisht nuk dua tė pėrballem.

          3. Pastaj me shkrim i vė nė dukje arsyet pėr dhe kundėr qėndrimit tim, gjatė sė cilės vijė nė pėrfundim se e vėrteta ėshtė diku nė mes, nė mes tė dy skajshmėrive.

         Ēka dėshiroj t'Ju them me kėtė? Se as Ju dhe as unė, si dhe as urtaku mė i madh nė botė, nuk mund tė sjell vendim inteligjent lidhur me ēfarėdo problemi, nėse paraprakisht nuk merret me rrethanat nė tė cilat problemi ka filluar tė shfaqet. Kėtė e kishte tė njohur edhe Tomas Edisoni. Kur ndodhej nė shtratin e vdekjes, pranė tij ndodheshin, dy mijė e pesėqind dorėshkrime me regjistrin e problemeve me tė cilat ėshtė takuar dhe, analiza gjer nė detaje e rrethanave qė kanė shkaktuar shfaqjen e tyre.

     Pėr kėtė rregulli i parė pėr zgjidhjen e problemeve ėshtė: Mblidhni tė dhėnat nė lidhje me problemin e caktuar. Pėrqafoni iden e Hoksit: pėrpiquni qė gjatė kėsaj tė mos e mbani vetėm njėrėn anė.

     Do ta keni shumė mė lehtė nėse veten e detyroni qė edhe me shkrim t'i argumentoni qėndrimet tuaja. Vetė akti i analizės me shkrim, me tė madhe na ndihmon qė vet vetes t'ia shtjellojmė thelbin e problemit, dhe na shtynė qė tė mendojmė arsyeshėm, gjė qė do t'na ndihmojė, qė me kthjellėsi tė sjellim vendime. Ēarls Keteringu njėher tha: "Problemi mirė i sqaruar ėshtė problem gjysmė i zgjidhur."

     Kinezėt kanė zakon tė thonė se njė fotografi vlen sa edhe dhjetė mijė fjalė, prandaj sa pėr ilustrim do t'Ju tregoj se si miku im Galen Liēfild, njėri nga njerėzit mė tė suksesshėm afarist amerikan nė Lindje tė largėt, shfrytėzoi kėshillat e lartėpėrmendura. Nė vitin 1942 kur Japonezėt e sulmuan Shangajin, Liēfildi ndodhej nė Kinė.

          "Jo gjatė pas sulmit nė Perl Harbur[1]", mė tregonte mė vonė Liēfildi, "japonezėt sulmuan Shangajin. Nė atė kohė isha nė krye tė shoqatės pėr sigurime nė Azi - Shangaj. Japonezėt shpejt na dėrguan "likuidatorin" i cili nė tė vėrtet ishte admiral, ndėrsa mua mė thanė qė t'i shėrbej gjatė likuidimit tė logarisė sė shoqatave gjegjėse. U ndodha nė mes tė "rrushit tė pavjelur". E kisha tė qartė se njė urdhėr i tillė do tė thotė; ose bashkėpunim ose vdekje.

     Mekanikisht kryeja ēdo gjė qė japonezėt kėrkonin nga unė, ngase zgjidhje tjetėr nuk kisha. Duke pėrpiluar regjistrin e gjendjes sė pasurisė pėr "likuidatorin" japonez, me qėllim i lash anash disa letra me vlerė nė shumė prej shtatėqind e pesėdhjet mijė dollarėsh, ngase ato ishin pronė e ndėrmarrjes sonė nė Hong Kong dhe nuk kishin lidhje me gjendjen e pronėsisė nė shoqatėn e Shangajit. Gjatė kėsaj, kuptohet, frikohesha qė mos e zbulojnė japonezėt atė qė bėra, gjė e cila dhe sė shpejti ndodhi.

     Nė atė ēastin e "zbulimit tė madh", unė nuk ndodhesha aty, por mė pastaj shefi i kontabilitetit mė lajmėroi se, admirali japonez u ēmend dhe u ēartė mė kishte quajtur hajnė dhe tradhėtar tė ushtrisė japoneze. Mirė e dija se ē'do tė thotė njė gjė e tillė: Do t'mė vendosin nė burgun Brixhhaus, nė vendmundimin e Gestapos japoneze! Disa mikesha tė mia kishin bėrė vetėvrasje, vetėm pėr t'i shpėtuar mundimeve nė Brixhhaus. I njihja edhe njerėzit qė vdiqėn pas mundimeve dhjetėorėshe nė atė kazamat. Tash edhe mua mė priste i njėjti fat!

     Ē'mund tė bėja? Pėr lajmin kuptova tė dielėn pasdite. Po tė mos e kisha tė pėrpunuar teknikėn pėr zgjidhjen e problemeve, mė se e natyrshme ėshtė se do tė frikohesha vdekshėm. Mirėpo, atė teknikė e aplikova me vite, sa e sa herė qė u ndesha me palakmueshmėritė. Ulesha pranė makinės sė shkrimit, dhe i shkruaja dy pyetje, dhe pastaj pėrgjigjesha nė ato:

1.       Ē'ėshtė ajo qė mė brengosė?
2.       Ē'do tė mund tė bėjė me kėtė rastė.

Nė fillim kėtė teknikė e pėrdora me gojė, por sė shpejti kuptova se shkrimi mė ndihmonė pėr mendim mė sistematik dhe mė tė qartė. Pėr kėtė, atė pasdite tė sė dielės, menjėherė mora makinėn e shkrimit dhe fillova tė shkruaj:

    
1.       Ē'ėshtė ajo qė mė mundon?

     Pėrgjigjia: Frikohem se nesėr do t'mė vendosin nė burg.

2.       Ē'kam mundėsi tė bėjė me kėtė rast?

     Pėrgjigjia: Mendoj se ekzistojnė katėr zgjidhje.

 

a)       Me ia sqaruar paqartėsinė admiralit japonez. Pasi qė ai nuk fletė anglisht, me siguri do tė ē'mendej kur do ta lutja qė tė merr pėrkthyes. Kjo do tė thoshte vdekje, ngase japonezi ėshtė i vrazhdė, dhe mė me dėshirė do t'mė hedh nė burg se t'i dėgjoj sqarimet e mia.

 

b)      Do tė mund tė pėrpiqesha tė ikė nga qyteti. Mirėpo kjo ėshtė e pamundur, ngase mė spiunojnė. Gjatė ēdo daljeje nga shtėpia dhe kthimit tė sėrishėm jam i detyruar t'i lajmėrohem mbikqyrėsit. Prandaj, po tė tentoj tė arratisem, gjithsesi do t'mė arrestojnė dhe t'mė pushkatojnė.

 

c)       Tė qėndroj i mbyllur nė banesė dhe tė mos lajmėrohem nė punė. Kjo do tė mund t'i zgjojė dyshimet, kėshtu qė ai me siguri do t'i dėrgonte ushtarėt qė t'mė shpiejnė nė Brixhhaus. Nė kėtė mėnyrė do ta humb mundėsinė e fundit pėr tu pėrpjekur qė ta sqarojė paqartėsinė.

 

d)       Tė hėnėn nė mėngjes tė shkojė nė punė sikur tė mos ketė ndodhur asgjė. Japonezi ndoshta do tė jetė aq i zėnė me tjera punė sa qė nuk do ta pėrkushtoj vėmendjen nė mua. Nėse edhe i kujtohet se ēka kam bėrė, ndoshta, tashmė ėshtė ftohur, dhe nuk do t'mė mundojė me tjera pyetje. Po tė ndodh me tė vėrtet kėshtu, atėherė - shpėtova. Nga ana tjetėr, nėse pėrpiqet qė t'mė marė nė pyetje, do t'mė ofroj rast pėr sqarim tė keqėkuptimit. Shkuarja nė punė, tė hėnėn nė mėngjes, pra, mė ofronė mundėsi t'i shmangem burgut.

 

     Pasi e shkrova gjithė kėtė dhe vendosa pėr zgjidhjen e katėrt, pra qė tė hėnėn tė shkojė nė punė, mė ra guri nga zemra.

     Kur, tė hėnėn shkova nė zyre, japonezi tashmė qėndronte aty dhe me nevrikosje e thithte duhanin. Mė shiqoi, por nuk e lėshoi asnjė fjalė tė vetme nga goja. Sikur t'mos kishte ndodhur asgjė! Dy muaj mė vonė u kthye nė Tokio, e me tė humbėn edhe gjitha brengat e mia!

     Ėshtė shumė e mundshme qė vetes ia shpėtova jetėn nė atė ēast kur u ula pranė makinės sė shkrimit dhe kthjellėt analizova zgjidhjet e mundshme dhe pasojat e tyre. Sikur tė mos kisha vepruar ashtu, do tė pėrplasesha nė errėsirė, do tė ngurroja dhe do tė mundohesha, dhe nė ēastin mė kritik do tė reagoja nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Po tė mos vija nė mėnyrė tė kthjellėt, gjer te zgjidhja mė e mirė, tėrė pasditen do tė ēmendesha nga brengat; atė natė nuk do t'i mbyllja as sytė dhe tė hėnėn nė zyre do tė paraqitesha i zbehur dhe i brengosur posi njė fantazmė, gjė e cila, me siguri do tė zgjonte dyshime te admirali japonez dhe do ta shtynėte atė tė kaloj nė aksion."

      Pėrvoja panumėr herė mė ka dėshmuar se mundi rreth sjelljes sė vendimit paguhet gjithsesi. Ngurrimi, shkuarja rreth e rrotull dhe pėrplasja nė rrethin e errėsuar, e sjell njeriun gjer te thyerja nervore. Jam bindur se pesėdhjetė pėrqind tė brengave zhduken po atė qastė kur sjelli vendim tė qartė, vendim pėrfundimtar, ndėrsa pesėdhjetė pėrqindshi tjetėr zhduket kur tė filloj ta aplikoj nė vepėr atė vendim.

     Krahas kėsaj, pesėdhjetė pėrqind tė brengave pėrpiqem t'i largojė nė katėr etapa:

1.       Shkruaj nė letėr se ē'mė mundon.

2.       Nėnvizoj zgjidhjet e mundshme.

3.       Vendosi se si do tė veproj.

4.       Vendimin e sjellur, menjėherė filloj ta pėrdorė nė vepėr.

 

     Ashtu siē thashė, Galen Liēfildi sot ėshtė njėri ndėr njerėzit afarist mė tė respektuar nė Azi, pėr ēka pranon edhe vet, se pjesėn mė tė madhe tė suksesit ia ka borxh metodės sė pėrshkruar tė analizimit tė brengave dhe hyrjes nė aksion menjėherė pas sjelljes sė vendimit.

     Pėr ēka kjo metodė ėshtė aq e efektshme? Ngase depėrton gjer nė "palcė" tė problemit. Ngase e kyēė aksionin. Dorėn nė zemėr, e kot ėshtė edhe analiza mė e detajshme e problemit, nėse nuk jemi tė gatshėm tė sjellim vendim dhe ta zbatojmė atė nė vepėr.

     Villiem Xhejmsi me njė rast tha:"Kur, njėherė e sjellni vendimin tė cilėn duhet ta zbatoni nė vepėr, atėherė, hedhni pėrgjegjėsinė absolute dhe brengat tjera pėr rrjedhėn e ngjarjeve." Me kėtė ai deshi tė thotė se pas sjelljes sė vendimit tė menduar mirė, duhet menjėherė tė veprojmė nė aksion. Nuk duhet ta rishqyrtojmė vendimin e sjellur, nuk duhet tė ngurrojmė dhe tė humbemi nė dyshime tė cilat krijojnė dyshime tjera tė reja. Nuk duhet tė shiqojmė rreth e rrotull asaj qė tashmė ka kaluar.

     E luta Vejt Filipsin, njė nga prodhuesit mė tė mėdhenjė tė naftės nė Oklahomė, qė t'mė thotė se si ai vjenė gjer te vendimet e rėndėsishme. Ai m'u pėrgjegj:

      "Erdha nė pėrfundim se ekziston kufiri i tė menduarit mbi problemet, pas sė cilės ēdo mendim i mėtejshėm padyshim lind brenga tė reja. Ky ėshtė kufiri pas sė cilės ēdo analizė e mėtėjme bėhet e tepėrt dhe e dėmshme. Dėshirojmė ne apo jo, vjenė ēasti kur ne duhet tė sjellim vendim, ta zbatojmė atė nė vepėr dhe gjatė kėsaj tė mos shiqojmė mė rreth vetes."

      Mos ndoshta dėshironi ta provoni teknikėn e Liēfildit nė diēka qė Ju mundon nė kėtė ēast?

 

     Pyetja nr. 1 ėshtė: Ē'ėshtė ajo qė mė mundon?

     Pyetja nr.2 ėshtė: Ē'mund tė ndėrmarrė nė lidhje me kėtė?

     Pyetja nr. 3 ėshtė: Vendosa tė ...

     Pyetja nr.4: Kur do t'filloj qė ta zbatoj vendimin tim tė sjellur, nė vepėr?

   

KTHEHU

 







 


Zgjidhe ngjyrėn e prapavijės pėr lexim mė tė lehtė