Motivime...
FSHEHTĖSITĖ E NJERĖZVE TĖ SUKSESSHĖM -2

Mjellma

Shtype kėtė faqe

Tregtarėt e suksesshėm pėrgatiten me kujdes. Ata e dijnė se mbresat e para mbeten tė pėrhershme. Deklarata juaj ėshtė tregtari juaj. Visheni atė tregtar me rroba tė mira, ashtu qė dukshėm tė dallohet prej tė gjithave atyre gjėrave qė i vėren punėdhėnėsi juaj kur ėshtė fjala pėr lutjen pėr punė. 
Ku dhe si tė lajmėrohemi pėr vend pune

Si dhe ku te lajmeroheni per vend pune?Informatat e dhėna kėtu janė rezultat i pastėr i pėrvojės shumėvjeēare gjatė tė cilave vite i ėshtė ofruar ndihma me mija njerėzve pėr qėllim tė shitjes efikase tė shėrbimeve tė tyre.
Pėrvoja ka treguar se mediumet vijuese i ofrojnė metoda mė efikase dhe mė direkte tė lidhjes sė blerėsit dhe shitėsit tė shėrbimeve personale:

1. Byrotė pėr punėsim. 
Duhet tė kihet vėmendja mbi atė tė zgjedhen vetėm byrotė shembėllyese, drejtoria e tė cilave mund tė japė dėshmi adekuate mbi rezultatet e kėnaqshme. Ekziston njė numėr i vogėl i kėtyre byrove.

2. Reklamimi nė gazeta, nė zhurnale tregtare, nė revista. Qė shpalljet e vogla tė mund tė japin rezultate tė kėnaqshme, zakonisht nė kėtė duhen tė llogarisin ata tė cilėt lajmėrohen pėr punė kancelarike ose mėditore tė zakonta. Dhėnia e shpalljeve mė tė mėdha ėshtė mė e dėshirueshme nė rastet e atyre tė cilėt kėrkojnė vende udhėheqėse tė punės me atė qė shpallja do tė duhej tė botohej nė atė pjesė tė faqes ku sė pari do ta tėrheqė vėmendjen e punėdhėnėsit nė tė cilin mendohet. Shpalljen duhet ta bėjė eksperti i cili din se si t'i mbledhė mjaft cilėsi shitėse nė tė, me qėllim qė pėrgjigjjet nė shpallje tė fillojnė tė vijnė.

3. Lajmėrimi me anė tė letrės. Letrat i dėrgohen firmave tė caktuara ose individėve, pėr tė cilėt ekziston mundėsia se do t'iu jenė tė nevojshme shėrbimet tė cilat ofrohen. Kėto letra gjithmonė duhen tė jenė tė shtypura pedantėrisht dhe tė nėnshkruara me dorė. Bashkė me letrėn duhet tė dėrgohet edhe pėrshkrimi i shkurtė i kompletuar ose pasqyra e kualifikimeve tė kandidatit. Edhe letrėn edhe pėrshkrimin e pėrvojave dhe kualifikimeve duhet ta bėjmė profesionalisht. Nėse ju nuk dini si, kėrkoni ndihmėn e dkuj qė tashmė ka pėrvojė nė kėtė sferė.

4. Lajmėrimi pėrmes njohjeve personale. Sa herė qė ėshtė e mundshme, kandidati duhet tė tentojė qė tė afrohet me punėdhėnėsit latentė pėrmes ndonjė miku tė pėrbashkėt. Kjo metodė e afrimit e ka njė pėrparėsi tė veēantė pėr ata tė cilėt i kėrkojnė vendet udhėheqėse tė punės dhe tė cilėt nuk dėshirojnė tė lajmėrohen drejtėpėrdrejtė.

5. Afrimi i drejtėpėrdrejtė. Nė disa raste ndoshta ėshtė mė efikase qė kandidati personalisht t'i ofrojė shėrbimet e veta punėdhėnėsve latentė. Me kėtė rast ėshtė e nevojshme dhėnia e deklaratės sė shkruar e tė kompletuar mbi kualifikimet pėr vendin konkret tė punės, sepse punėdhėnėsit latentė shpesh sė pari dėshirojnė tė flasin me bashkėpunėtorėt e tyre mbi dėshmitė e punės sė dikujt.

Informatat tė jipen nė formėn e shkruar shkurt
Tekstin e shkurtėr duhet pėrgatitur me po aq kujdes sikur qė do ta pėrgatiste edhe avokati pėrshkrimin e shkurtėr tė rastit qė e pėrfaqėson nė gjykatė. Nėse vet kandidati s'ka pėrvojė nė pėrgatitjen e pėrshkrimeve tė kėtilla, atėherė i ėshtė e nevojshme tė kėshillohet me ekspertin dhe t'i shfrytėzojė shėrbimet e tij. Tregtarėt e suksesshėm i punėsojnė femrat dhe meshkujt tė cilėt e njohin artin dhe psikologjinė e theksimit me qėllim tė tregimit tė vlerės sė mallit. Ai i cili ka pėr qėllim t'i shet shėrbimet personale, do tė duhej ta bėjė po kėtė gjė. Nė atė pėrshkrim tė shkurtėr janė tė nevojshme informatat vijuese:

1. Edukimi. Shtroni qartė, mirėpo nė mėnyrė precize, se cilat shkolla i keni kryer dhe nė cilat lėndė jeni specializuar, duke i treguar arsyet e specializimit.

2. Pėrvoja. Nėse keni patur pėrvoja nė vendet e punės tė ngjashme me ato pėr tė cilat konkurroni, detajisht pėrshkruajini, duke i shtruar emrat dhe adresat e punėdhėnėsve tė mėhershėm. Domosdo duhet qartė ta tregoni edhe ēdo pėrvojė tė veēantė, e cila do tė mund t'ju ndihmonte qė ta fitoni vendin e punės qė e dėshironi.

3. Preferenca. Praktikisht ēdo firmė biznesi dėshiron t'i dijė tė gjitha mbi punėn e mėparshme, me aktivitetet, etj. tė punėtorėve latentė tė cilėt kėrkojnė vende me pėrgjegjėsi. Bashkė me deklaratėn e shkruar shkurt duhet t'i bashkangjitni edhe fotokopjet e letrave:

a) punėdhėnėsve tė mėhershėm
b) profesorėve te tė cilėt mėsuat
c) personave tė njohur nė mendiemt e tė cilėve mund tė mbėshteteni.
4. Fotografia juaj. Deklaratės sė shkruar duheni t'ia bashkangjitni njė fotografi tuajėn tė re.

5. Lajmėrohuni pėr vendin e caktuar tė punės. Me saktėsi pėrshkruajeni vendin e punės pėr tė cilin lajmėroheni. Kurrė mos u lajmėroni pėr "ndonjė vend tė punės", sepse kjo gjė flet pėr mungesėn e kualifikimeve tuaja tė specializuara.

6. Tregojini kualifikimet tuaja pėr vendin konkret tė punės pėr tė cilin paraqiteni. Tregojini tė gjitha detajet mbi shkaqet pėr tė cilat besoni se jeni tė kualifikuar pėr vendin e punės tė cilin e kėrkoni. Kjo ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e lajmėrimit tuaj. Kjo do tė vendosė, mė shumė se ēdo gjė tjetėr, se ēfarė pėrgjigjje do tė merrni.

7. Ofroni qė ta kryeni punėn provė. Ky mund tė duket si propozim radikal, mirėpo pėrvoja tregon se kjo gjė shpesh ka sukses qė t'ju mundėsojė sė paku punėn provė. Nėse jeni tė sigurtė nė kualifikimet tuaja, puna provė ėshtė gjithė ajo ē'ju nevojitet. Pastaj, kjo ofertė tregon se jeni tė sigurtė nė aftėsinė tuaj qė t'i pėrmbushni kushtet nė vendin e punės tė cilėn e kėrkoni. Kjo vepron mjaft bindshėm. Shtrojeni qartė faktin se oferta juaj ėshtė e bazuar:

a) nė besimin tuaj nė aftėsinė se i pėrmbushni kushtet nė atė vend tė punės
b) nė besimin tuaj nė vendimin e punėdhėnėsit latent qė t'ju punėsojė pas periudhės provė
c) nė vendosmėrinė tuaj qė ta fitoni atė vend tė punės.

8. Njohja e punės sė punėdhėnėsit tuaj latent. Para se tė lajmėroheni pėr vendin e caktuar tė punės, informoni pėr atė punė dhe tregoni diturinė tė cilėn e keni fituar nė atė lėm. Kjo do tė veprojė nė mėnyrė impresive, sepse kjo do tė thotė se ju keni imagjinatė dhe interesim tė vėrtetė pėr pozitėn qė e kėrkoni. 

Mbani mend se ai avokat i cili fiton, nuk ėshtė avokati qė mė sė miri e njeh ligjin, por ai i cili mė sė miri e pėrgatitė rastin e vet. Nėse "rasti" juaj ėshtė i pėrgatitur dhe i paraqitur siē duhet, atėherė qysh nė fillim e keni fituar mė shumė se gjysmėn.

Mos u frikoni se deklarata juaj e shkurtėr do tė jetė tepėr e gjatė. Punėdhėnėsit janė po aq tė interesuar qė t'i blejnė shėrbimet e kandidatėve tė kualifikuar sa edhe ju jeni tė interesuar tė vini gjer te puna. Nė tė vėrtetė, shumica e punėdhėnėsve tė suksesshėm kryesisht suksesin e vet ia kanė borgj aftėsisė qė t'i zgjedhin punėtorėt e kualifikuar. Ata dėshirojnė tė vijnė deri te tė gjitha informatat e disponueshme.

Mbani mend edhe njė gjė: pedantėria nė pėrgatitjen e deklaratės suaj tregon se jeni njė person i rregullt. 

Kur ta kryeni deklaratėn tuaj tė shkruar, me pedantėri lidhni faqet, shkruani ose shtypeni me makinė nė fillim tė deklaratės, mbishkrimin e ngjashėm me kėtė:

DEKLARATĖ E SHKURTĖR MBI KUALIFIKIMET e (emri dhe mbiemri i juaj)
I CILI PARAQITET PĖR POZITĖN e (pozita e dėshiruar) tė kompanisė (emri i kompanisė). 

Kjo vulė personale sigurisht se do ta tėrheqė vėmendjen. Me pedantėri deklaratėn tuaj tė shkruar shtypeni rishtazi ose shumėzojeni nė letrėn mė tė mirė dhe vendoseni nė njė dosar tė fortė, por qė dosarin do ta ndėrroni dhe nė tė t'i shkruani emrat e firmave pėrkatėse, pra nėse deklarata duhet dėrguar njė numri tė madh tė kompanive. Fotografinė tuaj duheni ta ngjitni nė njėrėn prej faqeve tė deklaratės sė shkruar. Pėrcillini bukvalisht kėto udhėzime duke i pėrmirėsuar aq sa ju shtyen imagjinata juaj. 

Tregtarėt e suksesshėm pėrgatiten me kujdes. Ata e dijnė se mbresat e para mbeten tė pėrhershme. Deklarata juaj ėshtė tregtari juaj. Visheni atė tregtar me rroba tė mira, ashtu qė dukshėm tė dallohet prej tė gjithave atyre gjėrave qė i vėren punėdhėnėsi juaj kur ėshtė fjala pėr lutjen pėr punė. Nėse pozita pėr tė cilėn konkurroni vėrtetė vlen, atėherė vlen edhe tė orvatet qė tė arrihet deri te ajo punė. Madje edhe mė tepėr. Nėse ia shitni shėrbimet ndonjė punėdhėnėsi nė mėnyrėn e cila do ta impresionojė me individualitetin tuaj, zakonisht prej vet fillimit pėr shėrbimet tuaja do tė pranoni shumė mė tepėr para se sa do t'i kishit pranuar nėse do tė lajmėroheshit nė mėnyrėn e zakontė, nė mėnyrėn konvencionale. 
Nėse kėrkoni punėsim pėrmes agjencionit tė shpalljeve ose agjencionieve pėr punėsim, atėherė le t'i shfrytėzojė agjenti i tyre kopjet e deklaratės suaj tė shkruar nė shitjen e shėrbimeve tuaja. Kjo do t'ju ndihmojė qė ta fitoni simpatinė e agjentit dhe punėdhėnėsit latent.

©

http://www.mjellma.org 1999 - 2002 • PRIZREN - KOSOVĖ - WebDesign: Arsim GJINOCI •
Mjellma ėshtė medium elektronik qė mirėmbahet nga redaksia e saj. Pėr huazimin e materialeve lexoni  kėtu.

Zgjidhe ngjyrėn e prapavijės pėr lexim mė tė lehtė