Motivime...
Tridhjetė e njė shkaqet kryesore tė dėshtimit

Arben Shala

Shtype kėtė faqe

Tragjedinė mė tė madhe jetėsore e pėrbėjnė meshkujt dhe femrat tė cilėt orvaten me zell, por nuk suksesojnė! Ėshtė tragjedi se njė numėr i madh njerėzish dėshtojnė, nė krahasim me disa qė suksesojnė...

31 arsye te deshtimitPrej disa mijėra meshkujve dhe femrave tė analizuar, 98 % janė tė kategorizuar nė grupin tė "dėshtuarit".
Analizat konstatuan se ekzistojnė tridhjetė e njė shkaqe kryesore tė dėshtimit. Nė kėtė kaptinė gjenden pėrshkrimet e tridhjetė e njė shkaqeve kryesore tė dėshtimit. Deri sa e studioni listėn, pikė pėr pikė, kontrollojeni vetveten qė t'i zbuloni shkaqet e dėshtimit qė qėndrojnė mes juve dhe suksesit.

1. Fuqitė e papėrshtatshme mentale. Ekzistojnė vetėm pak gjėra, thuaja kurrėfare, qė mund tė bėhen pėr njerėzit tė cilėt janė lindur me mėngėsinė e fuqisė mendore. Kjo ofron vetėm njė metodė tė vetme tė fuqisė mendore. Ky mėsim ofron vetėm njė metodė tė vetme pėr mbizotėrimin e kėsaj mėngėsie - e kjo ėshtė ndihma e bėrthamės kreative. Shfrytėzojeni diturinė se ky ėshtė njėri prej tridhjetė e njė shkaqeve tė dėshtimit tė cilin individi nuk mundet lehtė ta rregullojė.

2. Mungesa e qėllimit tė definuar qartė nė jetė. S'ka shpresė nė sukses pėr personin i cili s'ka qėllim qendror ose qėllim tė definuar tė cilin synon ta realizojė. Nėntėdhjetė e tetė prej njėqind njerėzve tė cilėt i kam analizuar nuk e patėn qėllimin e atillė. Ndoshta edhe ky ėshtė shkaku kryesor i dėshtimit tė tyre.

3. Mungesa e ambicies qė tė synohet pozita mbi mesataren. Ne nuk i ofrojmė kurrėfarė shprese personit i cili ėshtė aq indiferent sa qė nuk dėshiron tė pėrparojė nė jetė dhe i cili nuk ėshtė i vullnetshėm qė pėr sukses ta paguajė ēmimin e nevojshėm.

4. Arsimimi i pamjaftueshėm. Ky hendikep proporcionalisht mund tė rregullohet lehtė. Pėrvoja dėshmoi se njerėzit me arsimim mė tė mirė shpesh janė tė njohur edhe si autodidaktė. Personi i arsimuar mėsoi se si t'i arrijė tė gjitha ato qė dėshiroi nė jetė, dhe gjatė kėsaj tė mos i shkelė tė drejtat e tė tjerėve. Arsimimi nuk pėrbėhet edhe aq nė diturinė e fituar, sa nė diturinė efikase dhe tė zbatuar me ngulm. Njerėzit paguhen jo pėr atė ēka dijnė por pėr atė ēka bėjnė me atė qė dijnė.

5. Mungesa e vetėdisiplinės. Disiplina ndėrtohet me vetėkontroll, qė do tė thotė se njeriu duhet t'i kontrollojė tė gjitha vetitė e tij negative. Para se tė jeni nė gjendje t'i kontrolloni kushtet e jashtme, duheni qė sė pari tė jeni nė gjendje ta kontrolloni veten. Mbizotėrimi me veten ėshtė puna mė e vėshtirė sė cilės do t'i hyni ndonjėherė. Nėse nuk e mundni unin tuaj, ai do t'ju mundė juve. Kur tė qėndroni para pasqyrės, nė tė njėjtėn kohė do tė mund ta shihni edhe mikun edhe armikun tuaj mė tė madh.

6. Shėndeti i dobėt. Askush s'mund tė kėnaqet nė suksesin e jashtėzakonshėm nėse nuk ėshtė i shėndetit tė mirė. Shumė shkaqe tė shėndetit tė dobėt mund tė parandalohen dhe tė kontrollohen. Shkaqet kryesore tė shėndetit tė dobėt janė:
a) pėrdorimi i tepėrt i ushqimit qė i bėn dėm shėndetit,
b) mėnyrat e gabuara tė mendimit; dhėnia pas negativitetit,
c) raporti i gabuar ndaj seksit dhe kėnaqja e tepruar ndaj tij,
d) mungesa e ushtrimeve pėrkatėse fizike,
e) furnizimi joadekuat me ajėr tė freskėt si pasojė e frymėmarrjes sė ērregulluar.

7. Ndikimet e papėrshtatshme tė rrethit gjatė fėmijėrisė. "Qysh tė lakohet dega, ashtu rritet edhe lisi". Shumica e njerėzve me tendenca kriminele qysh nė fėmijėri kanė qenė tė rrethuar me rrethin e keq ose me shokėt e papėrshtatshėm.

8. Hezitimi. Ky ėshtė njėri prej shkaqeve mė tė shpeshta tė dėshtimit. "Plaku i quajtur hezitim" qėndron nė hijen e ēdo qenie njerėzore, duke e pritur rastin qė t'i prishė gjasat pėr sukses. Shumica prej neve kalojnė nėpėr jetė duke i pėrjetuar dėshtimet vetėm pse e presim "ēastin e vėrtetė" pėr tė filluar me diēka qė vyen. Mos pritni. Koha kurrė s'do tė jetė ajo "e vėrteta". Filloni prej aty ku jeni dhe pėrdorni tė gjitha mjetet qė ju gjenden nė dorė, ndėrsa deri te mjetet mė tė mira do tė mund tė vini atėherė gjersa jeni nė lėvizje.

9. Mungesa e qėndrueshmėrisė. Shumica prej neve janė tė mirė nė "start", por tė kėqij nė "finish", pa marė parasysh pėr ēka ėshtė fjala. Madje edhe mė tepėr, njerėzit kanė tendenca tė heqin dorė menjėherė pas shenjave tė para tė disfatės. Personi i cili qėndrueshmėrinė e vet e pėrdorė si moto, zbulon se "plaku i quajtur disfatė" mė nė fund lodhet dhe ikėn. Disfata nuk mund tė garojė e tė mbahet me qėndrueshmėrinė.

10. Karakteri negativ. S'ka shpresė pėr sukses kur ėshtė fjala pėr personin i cili i refuzon njerėzit me negativitetin e vet. Suksesi arrihet me shfrytėzimin e fuqisė, ndėrsa fuqia fitohet me orvatjet e bashkuara me njerėzit tjerė. Personi negativ kurrė nuk do tė mund ta sjell dikėnd nė bashkėpunim.

11. Mungesa e kontrollit mbi instinktin seksual. Energjia seksuale ėshtė njėri prej stimuluesve mė tė fortė qė i nxitė njerėzit nė veprim. Duke e patur parasysh se ėshtė mė e forta prej tė gjitha emocioneve, kjo duhet tė kontrollohet gjatė transmutimit tė vet dhe tė pėrcjellet nė rrjedha tė tjera.

12. Dėshira e kontrolluar e zjarrtė pėr fitimin e "ndonjė gjėje falas". Instinkti i bixhozit i detyron me miliona njerėz nė dėshtim. Dėshmitė mund tė gjenden nė njė studim mbi rėnien e Voll Stritit mė 1929, kur njerėz tė shumtė tentuan tė vijnė deri te paraja duke lozur bixhoz me ēmimet e bursės.

13. Mungesa e fuqisė sė definuar mirė tė vendimit. Njerėzit e suksesshėm i sjellin vendimet shpejtė, dhe i ndryshojnė, nėse ėshtė nevoja, shumė ngadalė. Njerėzit e dėshtuar rrallė i sjellin vendimet, shumė ngadalė, dhe i ndryshojnė shpesh dhe shpejtė. Mėdyshja dhe hezitimi janė bineq. Ku gjendet njėri, zakonisht gjendet edhe tjetri. Hiqni dorė prej kėtyre dyve, tė mos ju lidhin kėta plotėsisht pėr zingjirin e dėshtimeve.

14. Njėra ose mė shumė se njė prej gjashtė frikave kryesore. Kėto frika janė analizuar pėr juve nė kaptinėn e fundit. Ato duheni t'i mbizotėroni para se tė jeni nė gjendje qė me sukses t'i shitni shėrbimet tuaja.

15. Zgjedhja e gabueshme e partnerit martesor. Ky ėshtė njėri prej shkaqeve mė tė shpeshta tė dėshtimit. Nėse lidhja martesore nuk ėshtė harmonike, shumė ėshtė e mundshme dukja nė horizont e dėshtimit. Madje edhe mė tepėr, do tė jetė ky dėshtim qė do ta karakterizojė mjerimi dhe pafatėsia dhe humbja e ēdo ambicieje.

16. Kujdesi i tepruar. Personi i cili nuk e merr rrezikun mbi vete, zakonisht duhet ta merr atė ē'mbetet pas asaj ēka tė tjerėt zgjodhėn. Kujdesi i tepruar ėshtė po aq i keq sa edhe mungesa e tij. Kėto janė skajshmėri prej tė cilave duhet ruajtur. Vet jeta ėshtė pėrplot rreziqe.

17. Zgjedhja e gabueshme e partnerėve punėsorė. Ky ėshtė njėri prej shkaqeve mė tė shpeshta tė dėshtimit nė biznes. Gjatė shitjes sė shėrbimeve personale, kujdes i madh duhet t'i kushtohet zgjedhjes sė punėdhėnėsit, i cili do t'ju stimulojė dhe i cili ėshtė edhe vet inteligjent dhe i suksesshėm. Ne i marrim shembull ata me tė cilėt jemi mė sė afėrmi tė lidhur. Zgjedheni punėdhėnėsin prej tė cilit vlen tė merrni shembull.

18. Bestytnia dhe paragjykimi. Bestytnia ėshtė formė e frikės. Kjo poashtu ėshtė shenjė e paditurisė. Njerėzit tė cilėt suksesojnė, e mbajnė mendjen e vet tė hapur dhe nuk i frikohen asgjėje.

19. Zgjedhja e gabuar e profesionit. Asnjė njeri nuk mund tė arrijė sukses nė veprimin i cili nuk i pėlqen. Hapi mė i rėndėsishėm nė shitjen e shėrbimeve personale ėshtė zgjedhja e profesionit, tė cilit mundeni t'i ipeni me gjithė zemėr.

20. Mungesa e orvatjes sė fokusuar. "Mjeshtri pėr gjithēka" rrallė ėshtė i mirė pėr diēka. Fokusoni gjitha orvatjet tuaja nė njė qėllim tė pėrcaktuar e kryesor.

21. Shprehia e shpenzimit jokritik. Njeriu qė hargjon pa hesap nuk mund ta arrijė suksesin kryesisht pėr arsye se pėrherė gjendet nė rrezikun tė varfėrohet. Formojeni shprehinė e kursimit sistematik duke e lėnė anash pėrqindjen e tė ardhurave tuaja. Paraja nė bankė ia siguron njeriut njė bazė mjaft tė sigurtė pėr guximin e nevojshėm gjatė tentimit pėr shitjen e shėrbimeve personale. Pa para njeriu ėshtė i detyruar ta merr atė qė i ofrohet dhe tė mbetet i kėnaqur me tė.

22. Mungesa e entuziazmit. Pa entuziazėm njeriu nuk mund tė jetė i bindshėm. Madje edhe mė tepėr, entuziazmi ėshtė ngjitės, ndėrsa personi i cili e kontrollon kėtė, zakonisht ėshtė i mirėseardhur nė ēdo grup njerėzish.

23. Mostolerimi. Personi me mendje tė mbyllur rrallė sukseson. Njeriu i padurueshėm plotėsisht ka ndaluar ta fitojė diturinė. Format mė tė dėmshme tė mostolerimit janė tė lidhura me mospajtimet nė mendimet fetare, racore ose politike.

24. Mospėrmbajtja. Format mė tė dėmshme tė papėrmbajtjes janė tė lidhura me ushqimin, me pijet e forta dhe me aktivitetet seksuale. Dhėnia e tepėrt pas ēdo gjėje prej kėtyre ėshtė e kobshme pėr suksesin.

25. Paaftėsia qė tė bashkėpunohet me tė tjerėt. Shumė njerėz e humbin pozitėn dhe rastet e mėdha nė jetė mė shumė prej kėtij shkaku se sa prej tė gjithave tė tjera sė bashku. Kjo ėshtė mungesė tė cilėn nuk do ta tolerojė asnjė biznesmen ose udhėheqės mirė i informuar.

26. Posedimi i fuqisė e cila nuk ėshtė fituar me orvatje personale. (Djemtė dhe vajzat e njerėzve tė pasur, si dhe tė tjerėt tė cilėt i trashėgojnė paratė tė cilat nuk i fituan me mund) Fuqia nė duart e personit i cili nuk e fitoi atė fuqi gradualisht, shpesh ėshtė e kobshme pėr suksesin. Pasurimi i befasishėm ėshtė mė i rrezikshėm se varfėria.

27. Paēiltėria e qėllimtė. Ēiltėria ėshtė e pazėvendėsueshme. Njeriu mund tė mos jetė pėrkohėsisht i sinqertė nėse nė kėtė ėshtė i detyruar nga rrethanat mbi tė cilat s'ka kurrėfarė kontrolli, e tė jetė kjo gjė pa pasoja tė pėrhershme. Mirėpo, s'ka shpresa pėr atė i cili ėshtė i paēiltėr sipas zgjedhje sė vet, pra me qėllim. Herėt a vonė, veprat e tij do t'i mbesin nė fyt dhe do ta paguajė kėtė me humbjen e reputacionit, e ndoshta edhe me humbjen e lirisė.

28. Egoizmi dhe mburrja. Kėto veti shėrbejnė sikur drita tė kuqe tė cilat ia tėrheqin vėrejtjen tė tjerėve qė tė rrijnė anash. Edhe kjo ėshtė e kobshme pėr sukses.

29. Supozimi nė vend tė mendimit. Shumica e njerėzve janė tepėr indiferentė ose dembelė qė t'i mbledhin faktet me ndihmėn e tė cilave do tė mundnin tė mendojnė me precizitet. Njerėzit e kėtillė mė shumė duan tė veprojnė nė bazė tė "mendimit" tė lindur me hamendje e supozim ose me vendimin momental.

30. Mungesa e kapitalit. Ky ėshtė shkak i zakontė i dėshtimit nė mesin e atyre tė cilėt hyjnė nė biznes pėr tė parėn herė, pa rezerva tė mjaftueshme tė kapitalit, me tė cilin do ta zbutnin disfatėn e shkaktuar prej gabimeve tė bėra, me tė cilin kapital do tė shėrbeheshin deri sa ta fitonin reputacionin.

31. Shtrojeni cilindo shkak konkret tė dėshtimit tuaj i cili nuk ėshtė i pėrfshirė nė kėtė listė.
Nė shkaqet e pėrmendura tė dėshtimit ėshtė pėrshkrimi tragjedisė sė jetės i praktikisht tė ēdo personi i cili tenton dhe dėshton. Kjo do t'ju jetė e dobishme nėse mundeni ta bindni dikėnd tė cilin e njihni mirė qė ta studiojė kėtė listė bashkė me juve dhe t'ju ndihmojė ta analizoni veten tuaj duke i patur parasysh tridhjetė e njė shkaqet kryesore tė dėshtimit. Mund t'ju jetė e dobishme edhe ajo tė tentoni qė ta bėni kėtė vetėm. Shumica e njerėzve nuk ėshtė nė gjendje ta sheh veten ashtu siē i shohin tė tjerėt. Ju jeni ndoshta njėri prej tyre.

Webdesign: Arsim GJINOCI


Zgjidhe ngjyrėn e prapavijės pėr lexim mė tė lehtė