Motivime...

SI T'I SHMANGENI LODHJES DHE TA RUANI PAMJEN RINORE 02

Pėrgatiti: Arsim GJINOCI

Shtype kėtė faqe

Arsim GJINOCI  
Asgjė nė botė nuk do t'ju bėjė aq tė plakur sa ju bėnė lodhja dhe tendosjet. Sikur tė ishit tė vetėdijshėm pėr dėmin e tyre nė dukjen tuaj rinore, me siguri mė shumė do t'i kushtonit rėndėsi dhe kohė ushtrimeve tė relaksimit dhe pushimit...

Edhe mua mė ngroh i njėjti diell
© www.Mjellma.org
PsikoanalizaJa edhe disa mėnyra tė shkėlqyeshme pėr t'i ndihmuar vetes. Procedura ėshtė e thjeshtė dhe mund tė kryhet nė vet shtėpinė tuaj.

1. Regjistroni tė bukurėn dhe pozitiven
Nė njė fletore shėnimesh nė tė cilėn do t'i shkruani citatet nga librat qė i adhuroni, kėngėt dhe mendimet qė veēanėrishtė ju kanė pėlqyer nė letėrsi, dhe tė cilat me pėrmbajtjen e tyre nė njėfarė mėnyre ju trimėrojnė. Kur tė ndiheni tė tendosur, merrni atė fletore shėnimesh. Ndoshta ndonjė citat me bukurinė dhe urtėsinė e pėrmbajtjes sė tij do t'ju pėlqej dhe do ta pėrballoni krizėn. Shumė njerėz  tė suksesshėm kanė fletore shėnimesh tė tilla dhe theksojnė se kjo pėr ta ka rėndėsi tė madhe.

2. Tė afėrmit tuaj nuk janė tė shenjtė
Mos mendoni pėr sė tepėrmi pėr veset e tė afėrmive tuaj. E qartė ėshtė se, burri i juaj nuk ėshtė i pėrsosur! Po t'ishte i shenjtė, kurrė - apo jo, nuk do t'martohej me ju... Njė grua e cila ishte e vetėdijshme pėr sarkazmėn e saj ndaj burrit, mbeti pa fjalė kur e pyeti mjeku: "Ēdo tė bėnit po t'ju vdiste burri papritmas?" Kjo pyetje e vendosi kursisten nė gjendje aq shokante, sa qė u ulė dhe menjėherė filloi ta pėrgatis regjistrin me vetitė e mira tė burrit. Dhe, mė duhet t'ju them se regjistri ishte mjaft i gjatė! Ju kėshillojė qė edhe ju tė veproni ashtu, kur filloni ta vajtoni veten, ngase jetoni me njė njeri tiran! Ndoshta kur, e lexoni regjistrin, do t'pėrfundoni se ai ėshtė njeri me tė cilin do t'dėshironit tė njoftoheni!

3. Jetoni me njerėzit tjerė 
Interesohuni pėr fqinjėt dhe tė afėrmit tuaj! Zhvilloni nė vete njė interesim tė vėrtetė, tė shėndoshė pėr njerėzit me tė cilėt jeni tė rrethuar nė jetė. Ndjenja se jetoni mes njerėzve, tė cilėt sikurse edhe ju i kanė brengat dhe problemet e veta, do t'Ju ndihmojė qė mė lehtė t'i pėrballoni problemet personale... dhe nė ju do t'zhvillohet ndjenja e miqėsisė, ndjenja se i takoni dhe jeni sė bashku nė njė rreth.

4. Ēka do tė bėni nesėr
Para se tė bini nė gjumė, bėjeni planin tuaj pėr ditėn e nesėrme. Shumė shtėpiake vuajnė nga ndjenja se punėt e shtėpisė janė tė pakuptimtė, tė marrė dhe se kurrė s'kanė fund. Shpesh ju ndodhė qė tė fillojni me qindra punė pėrnjėherė, dhe qė asnjėrėn t'mos e ēoni gjer nė fund. Dhe kur grumbullohen punėt e pakryera, dhe kur shtėpia fillon t'i ngjajė fushbetejės, ato ndihen tė dekurajuara dhe dorėzohen. Plani hollėsisht i pėrpunuar mbi atė se ē'do tė punoni nesėr dhe ē'do tė leni pėr mbasnesėr, do t'ju ndihmojė tė kurseni nė kohė, dhe qė mė shpejtė e me mė shumė dashuri tė kryeni punėt e nevojshme, e qė njėkohėsisht do t'ju mbetet mė shumė kohė pėr t'u pėrkujdesur dhe menduar edhe pėr pamjen tuaj. Pėrkujdesja i duhet secilės femėr, prandaj edhe njė shtėpiakeje. S'ka asgjė mė tė keqe se "roja e vatrės" e parregullt, e pakrehur dhe e braktisur.

5. Zgjateni pamjen rinore duke pushuar 20 minuta nė ditė
Largohuni nga tendosja dhe lodhja! Pushoni! Relaksohuni! Asgjė nė botė nuk do t'ju bėjė aq tė plakur sa ju bėnė lodhja dhe tendosjet. Sikur tė ishit tė vetėdijshėm pėr dėmin e tyre nė dukjen tuaj rinore, me siguri mė shumė do t'i kushtonit rėndėsi dhe kohė ushtrimeve tė relaksimit dhe pushimit. Njėzet minuta nė ditė, me t'vėrtetė nuk ėshtė shumė, e nė vaēanti kur mendoni se shumė mė tepėr kohė i humbni pėr gjėra tjera tė parėndėsishme.
Pėrpiquni qė disa herė nė ditė tė shtriheni nė dysheme (dyshemeja ėshtė bazament mė i mirė) dhe plotėsisht ēlirohuni. Pėr shtėpiaket kjo nuk do t'ishte aspak e vėshtirė, pėrderisa gratė qė punojnė jashtė shtėpisė duhet qė kėto ushtrime t'i kryejnė nga disa minuta para dhe pas punės.
T'i pėrmendi edhe disa ushtrime qė mund t'i bėni kurdo qė tė ndiheni tė lodhur. Nėse i ushtroni pėr njė javė edhe vet do tė bindeni pėr efikasitetin e tyre.

a) Shtrihuni nė shpindė. Rrini tė qetė pėr disa ēaste, dhe pėrpiquni qė plotėsisht tė relaksoheni. Kthehuni nga njėra anė nė tjetrėn, dhe mėpastaj, sa mė shumė qė mundeni hapni kėmbėt dhe duart.

b) Tė shtrirė nė dysheme, mbyllni sytė dhe pėrsėritni nė vete njė varg tė shkurtėr tė ndonjė vjershe (kėnge) tė bukur. Apo thuani thjeshtė: "Dielli shkėlqenė, qielli ėshtė i kaltėr, natyra ėshtė e bukur. Unė jam bijė e natyrės, pjesė e gjithėsisė."

c) Nėse nuk mund tė relaksoheni, uluni nė karrige tė fortė me mbėshtetėse vertikale. Uluni me kurriz tė drejtuar dhe shuplakat vendosni nė kofsha (vithe), qėndroni ulur tė palėvizshėm sikurse njė statujė egjiptase. Merrni frymė thellė.

d) Relaksimi nė pozitėn e shtrirė fillon nga shputat. Sė pari relaksoni pėlqeret e kėmbėve (gishtėrinjtė e mėdhenjė), e pastaj, ngadalė, ēlironi muskujt e vitheve, barkut, diafragmės, gjinjėve, duarve, krahėve dhe qafės. Gjatė kėsaj, tėrė kohėn nė vete pėrsėritni: "Pėlqeret (kėmbėt, brinjtė, barku dhe kėshtu me rradhė) po mė ēlirohen. Po bėhen tė rėnda. Po fundosen." Pėr dhjetė minuta me ushtrime tė kėtilla, Ju do tė ndiheni tė relaksuar dhe tė qetė, me trupė tė ēlirė si "njė leckė".

e) Qetėsoni nervat me ushtrimet e frymėmarrjes ritmike. Merrni frymė ngadalė, nga barku. Nxjerrni frymėn nė tė njėjtin ritėm. Joginėt e Indisė e kanė me tė drejtė: frymėmarrja ritmike ėshtė mėnyrė mė e mirė pėr t'i qetėsuar nervat.

f) Keni parasysh rrudhat dhe pėrpiquni ta pengoni plakjen e pėrkohshme. Disa herė nė ditė kryeni ushtrime tė thjeshta pėr relaksimin e muskujve tė fytyrės, duke i kushtuar kujdes tė veēantė rrudhave nė ballė, rrudhave mes vetullave (qė shkaktohen nga brengosja e tepruar) dhe rrudhave rreth buzėve. Ndoshta nė kėtė mėnyrė do t'i largoheni vizitave tė shpeshta nėpėr sallone tė kozmetikės, e ndoshta dhe ta ndalni procesin e plakjes sė paku pėr disa vjet!

©

http://www.mjellma.org 1999 - 2002 • PRIZREN - KOSOVĖ - WebDesign: Arsim GJINOCI •
Mjellma ėshtė medium elektronik qė mirėmbahet nga redaksia e saj. Pėr huazimin e materialeve lexoni  kėtu.

Zgjidhe ngjyrėn e prapavijės pėr lexim mė tė lehtė