|
|
|
Kaloi gati ēerek shekulli prej se u paraqitėn rrathėt e parė sekret nė fushat grurore nė Kanadė. Lidhja me kėtė shkenctarėt vetėm i rrudhin supet.
Nė fillim ishin vetėm rrathė tė grurit tė shtrirė, por mė vonė filluan format tė bėhen gjithnjė e mė tė ndėrlikuar. Tė gjitha paraqiteshin natėn, pa zė deri sa fshatarėt nė mėngjes, nė mes tė fushės me grurė tė pjekur zbulonin pamje tė quditėshme. Gruri ishte i lakuar, i kthyer dhe i shtrirė pėr toke. Filluan tė paraqiteshin rrathė tė thjeshtė, por me kohė filluan tė ndėrlikohen gjithmonė e mė shumė. U bėnė rrathė tė dyfishtė, e pastaj filluan tiu shtoheshin trkėndėsha, katėrkėndėsha etj duke u bėrė pamje tė ndryshme qė shiheshin shumė qartė nga ajri. Kush do qė i bėnte apo ēka do qė i bėnte kėto vizatime, si kalonte koha, pėrdorte simbolikė mė tė ndėrlikuar.
Tani shkenca kėtė fenomen e njeh me emrin me termin PIKTOGRAM...
|
|
|
|
Rrathėt
ruajnė fshehtėsinė
Pėrbrenda
ēdo sipėrfaqeje rrethore tė pėrkryer, gruri ishte vetėm i paluar e jo
edhe i thyer. Kallinjėt ishin tė paluar nė formė spirale herė nė
drejtim tė akrepave tė orės e herė nė anėn e kundėrt.. Duke i
shikuar nga ajri do tė mahniteshim me pamjet madhėshtore dhe shumė tė
ndėrlikuara. Nėse rrethi ėshtė paraqitur nė fillim tė sezonės, pra
sa ėshtė gruri i verdhė atėherė kallinjėt prapė janė drejtuar dhe
kanė vazhduar tė rriten, kėshtu qė rrethi shpejt ka humbur duke lėnė
vetėm njė prerje nė vegjetacion.
Kohėt e fundit ky fenomen mė sė shpeshti paraqitet nė Britani tė
Madhe edhe pse Piktogramet nuk janė tė huaja as nė vende tė tjera si
Australi, Amerikė, Kanadė Ēeki, Gjermani etj.
Hulumtuesit nga mbarė bota janė duke u munduar qė tė zbulojnė
se kush apo ēka ėshtė duke i shkaktuar kėto fenomene. Ata i kanė
shkruar nga njė turrė tė librave, por nė asnjerėn prej tyre nuk
ekziston ndoj spjegim pėrfundimtarė, kėshtu qė ky fenomen ende ėshtė
mister.
Teoritė e komplikuara mbijnė gati si edhe vet vizatimet, e sillen prej
vizitės sė jashtoksorėve dhe provat e armėve nga lufta e yjeve e
deri te ndėrzimi i iriqėve, tornadot dhe mashtrimet e thjeshta tė
demoduara.
Penzionerėt
e pa prituar
Kur para
disa viteve u paraqitėn dy farmerė dhe pranuan se ata ishin ata qė i
vizatonin kėto vizatime u duk se misteri moori fund. Por kur u munduan qė
para kamerave televizive tė tregojnė procesin e punės kjo u duk mė pak
se modeste. Vizatimi i tyre vetėm nė pamje tė parė i pėrngjante atyre
tė vėrtetave, por as pėr sė afėrmi nuk ishin tė pėrkryera si ato. Pėrveq
kėsaj, nė fushat grurore tė Anglisė nė dy deceniet e fundit kanė
lindė me mija vizatime, pėr ēka ishte nevoitur njė armatė e vėrtetė
e penzionerve tė shkathėt qė i mundon pagjumėsia.
Pėr
tė vėrtetuar, nė tė vėrtetė pėr tė hudhur poshtė teorinė se kėto
vizatime janė tė bėra nga dora e njeriut revista The Guardian e
Londrės dhe PM Magazin gjerman e organizuan njė konkurs pėr
vizatimin mė tė suksesshėm nė grurė. Nė atė konkurs u lajmruan 12
ekipe tė cilat kishin prej njė deri nė gjashtė anėtarė. Nė njė mbrėmje
korriku atzre ua dhanė nga njė copė parcelė me grurė dhe pesė orė pėr
ta kryer punėn. Ata mundnin tė pėrdornin ēfarė do mjeti, por i cili
nuk bėnte zhurmė dhe dritė. Ēmimin i parė prej 3000 funtave e fitoi
njė ekipė britanike nga Samerseti.
Edhe pse u fituan disa rrathė bindės, juria kompetente i cilėsoi ato si
falsifikate pasi qė kallinjtė ishin tė thyer, deri sa te ato origjinale
ato janė vetėm tė lakuara. Shikuar mė thellė, kualiteti i mbrrirė
nuk e mbrrinte pėrsosmėrinė e formės sė Piktogrameve tė vėrtetė.
Nė natėn e njejtė nė mėngjes nė fushat e Anglisė gdhinė tre
Piktograme dhe menjėherė lindi pyetja, kush mundi ato ti bėjė kur tė
gjithė falsifikatorėt ishin tė tubuar nė njė vend duke luftuar pėr
shpėrblimin joshės. Kėshtu skeptikėt heshtėn por me tė madhe filluan
tė flasin ata qė e mbėshtetnin teorinė e jashtėtokėsorėve dhe
fuqive ezoterike.
Hieroglifet
nga gjithėsia
Paraqitja e
kėtyre rrathėve shpesh pėrcillej edhe me paraqitjen e objekteve tė
panjohura fluturuese edhe pse dėshmitė nuk ishin edhe aq bindėse. Ishte
kėshtu ndonjė inqizim nate nė tė cilin shihej njė njollė pezulluese
me ngjyrė tė bardhė apo portokalli e cila pėrcillej me ndonjė
shushurimė. Kėto inqizime infra tė kuqe tregonin se kėto njolla
humbnin shumė shpejtė, pa ndonjė paraqitje pėrcjellėse-praktikisht nė
asgjė.
Analizat laboratorike vėrtetuan se fuqia qė i bėn kėta rrathė duhet
ti ketė disa veqori tė caktuara: qė kallinjtė tė presohen ashtu duhet
nxehtėsi intenzive, e pastaj edhe njė forcė centrifugale e cila i shtypė
kallinjtė e grurit pėr tokė. Mbrenda kėtyre rrathėve shpesh ėshtė
zbuluar radioaktivitet i tipit alfa dhe beta. Nga ana tjetėr disa dėshmitarė
tjerė tė cilėt kanė qenė nė afėrsi tė vendit tė ngjarjes dėshmojnė
se kanė parė drita nė qiell apo edhe kanė dėgjuar fishkėllima, e
disa tė tjerėve iu ka fikur pa kurrėfarė shpjegimi motori i
automobilave etj. Ufologėt kėto i kanė marrė si dėshmi se qenjet
intelegjente tė vasionės na i lėnė porositė e shkruara me hieroglifet
e veta. Njė nga kėto vizatime sipas interpretimit tė Hopi indianėve do
tė thotė Planeta ėshtė nė rrezik, njerėzimi duhet tė ndėrmerrė
diqka. Shkencėtarėt
nė anėn tjetėr mendojnė ndryshe.
|
vazhdon
 |
|