Tema tė ndryshme...

e pash njė pjatė fluturuese - pjesa e dytė

Shkruan: Sezgin BOJNIK

Shtype kėtė faqe

Njerėzit, nėn ndikimin e ndonjė mjeti narkotik, nė disa raste i pėrjetojnė kidnapimet, ndėrsa janė tė njohura rastet kur pacientėt (pohojnė pa kurrėfarė arsye), pas marrjes sėUFO anestetikėve (sidomos valiumit), halucinojnė dhe besojnė se qenė tė dhunuar nga mjekėt. Kjo gjė e solli psikofarmacistin Ronald Sigel nė pėrfundimin se dukuria e kidnapimit paraqet halucinacionin e nxitur prej streseve, errėsirės dhe izolimit. 

Se "kidnapimet" paraqesin njė dukuri psiko-sociale, na bind dėshmia e vėrejtjes sė ufologes britaneze Xheni Rendls, e cila i studioi dallimet mes tipit amerikan tė kidnapimit dhe atij anglez. Nė tė vėrtetė, jashtėtokėsorėt amerikanė paraqiten si krijesa tė vogla me koka dhe sy tė mėdhenj. Ata britanikė janė tė madhėsisė sė njeriut dhe tė gjatė prej 180-210 cm. Pėrkundėr atyre amerikanė, jashtėtokėsorėt britanikė shumė rrallė bėjnė teste mjekėsore, ndėrsa testet gjinekologjike, tė cilat janė shabllon-masė nė Amerikė, janė njė rrallėsi e madhe nė Britani. 

Nė tė gjitha rastet e kidnapimeve, jashtėtokėsorėt kishin formėn e ngjashme me humanoidėt, gjė qė na duke mjaft e ēuditshme, sepse siē e dijmė, edhe vetė Darvini pat thėnė se shansi i evolucionit tė shkojė rrjedhės sė njėjtė si nė Tokė ashtu edhe nė gjithėsi ėshtė tepėr e vogėl, thuaja nė zero. Mirėpo, nėse kidnapimet i trajtojmė si prodhime tė imagjinatės sonė tė bujshme, atėherė tė gjitha kėto nuk na duken tė ēuditshme. Pėrkundėr kėsaj, Ahmed Bosniqi nė librin e vet "Misionarėt nga gjithėsia" pėr kėtė ēėshtje flet kėshtu: "Dėshmitarėt (e takimeve tė afėrta tė llojit tė tretė) nė ato anije, ose pranė tyre, vėrejtėn krijesa qė kursesi nuk i ngjajnė insekteve gjigante, por figurave njerėzore, qė ėshtė gjithsesi njė arsye mė pak tė dyshohet nė kėto raporte". Ēfarė ironie e padurueshme!

Tash i erdhi radha njė teorie shpekulative e cila pėrpiqet tė dėshmojė se brenda UFO-ve ekzistojnė, ose sė paku kanė ekzistuar, qeniet mė inteligjente se sa njerėzit. Sipas kėsaj teorie, jashtėtokėsorėt, para mija vjetėve erdhėn nė Tokė dhe kanė kontaktuar me njerėzit, ndėrsa UFO-t qė i shohim sot paraqesin invazionin e dytė tė tyre. 

Paleokontakti kozmik - siē u emėrtua kjo teori, bazohet nė pseudofaktet arkeologjike, historike, mitologjike dhe ato religjioze. 

Teoria e kėtillė pėr herė tė parė u formulua nė vitet e 20-ta nga ana e njė arkeologu rus (kėrkoj ndjesė nga lexuesit qė s'mė kujtohet emri i tij), dhe tek mė vonė, viteve tė 60-ta, u popullarizua nga ana e njė kamarieri zviceran me emrin Erich von Daniken. Njė e vėrtetė e pafshehur ėshtė se ky emėr tash pėrfaqėson njė gėrditje te tė gjithė shkencėtarėt e lėmeve tė ndryshme. Logjikshmėria e kėsaj teorie ėshtė e konstruksionit tė dobėt; ajo ēdo godinė tė madhe e tė lashtė e konsideron si vepėr tė jashtėtokėsorėve. Njėra prej tyre padyshim ėshtė edhe ēudia e shtatė relikte, piramida e Keopsit. Pėr kėtė piramidė janė shkruar aq shumė punime sa qė pėrsėritja e tyre do tė ishte e panevojshme. 

Kėtu duam ta tėrheqim vėmendjen mbi atė se pėr ufologėt, dimensionet e piramidės kinse paskan lidhje me dukuritė astronomike, poashtu edhe kėndi i shkallėve nė brendinė e piramidės qenka e barabartė me kėndin e heliksit tė acidit deziksiribonukleik, etj. Kėtu vjen edhe fakti se piramida egjiptase paraqet njė kokėdhembje edhe pėr arkitektėt e sotėm, ndėrsa njerėzit si Danikeni nxjerrin teori se jashtėtokėsorėt janė ndėrtues tė kėsaj ndėrtese monumentale. Egjiptologėt vazhdimisht e refuzojnė kėtė teori, duke dhėnė fakte se Khu-Fu (piramida e Keopsit, nė gjuhėn egjiptase) ėshtė ndėrtuar mes 2551-2528 para erės sonė pėr faraonin e atėhershėm. Piramida e Keopsit nuk paraqet vetėm varrezėn (mes tjerash mumia e faraonit ende as nuk ėshtė gjetur), por e ka edhe anėn e vet socialo-politike. Nė tė vėrtetė, sipas egjiptologėve, piramida ėshtė ndėrtuar pėr nder tė bashkimit tė Egjipitit tė poshtėm dhe atij tė epėrm, i cili kishte dobi pėr interesat e dyanshme. 

Kėshtu shpjegohet edhe orvatja e ithtarėve tė Danikenit qė thonė se si kanė mundur me dhjeta mija robėr tė punojnė me 2.400.000 blloqe tė gurėve - tė rėnda prej 2.5 deri 70 tona, tė cilėt gjendeshin me kilometra larg. Mirėpo, nėse kjo ndėrtesė ėshtė ndėrtuar me vetėdijen kolektive tė popullit pėr njė qėllim paqėsor, si na thotė historia, atėherė nuk na ėshtė i ēuditshėm as preciziteti i kėtij objekti. 

Poashtu janė edhe ca teori tė tjera tė suksesme tė cilat mund ta shpejgojnė ndėrtimin e piramidave sipas diturisė sė atėhershme tė arkitekturės. 

Ajo qė i bėn piramidat tė ēuditshme janė dukuritė misterioze qė ndodhin brenda tyre. Viteve tė 30-ta Antoan Boveti zbuloi se kafshėt e vogla tė cilat kanė humbur nė piramidėn e madhe dhe tė cilat kanė ngordhur nė tė, nuk janė kalbur. Pastaj u zbuluan plot ndikime fiziko-kimike tė piramidave nė botėn biologjike dhe atė joorganike. 

Piramida mund ta shpejtojė rritjen e bimėve, ta ndėrrojė viskozitetin e lėngjeve tė ndryshme, t'i mprehė zhiletat e topitura, etj. Pastaj u zbulua se edhe piramidat e vogla prej kartoni, tė zvogėluara proporcionalisht me pėrmasat e piramidės sė Keopsit, japin rezultate tė njėjta. 

Ithtarėt e paleokontaktit kozmik pohojnė se brenda piramidės sė madhe ekzistojnė gjeneratorėt specialė, tė cilėt e akumulojnė energjinė kozmike. Fituesi i shpėrblimit tė Nobelit, fizicienti Walter Luis Alvarezi, me detektorė tejet tė ndieshėm i matte rrezet kozmike brenda piramidės, por asgjė nuk gjeti qė do tė sygjeronte nė teorinė e mėparme. 

Kėto dukuri brenda piramide mė nė fund u shpjeguan me dehidrimin e shkaktuar nga ana e proporcioneve speciale tė kėtyre objekteve. 

Ekspertėt pėr metalurgji nė ish Ēekosllovaki, pas dhjetė vjetėve hulumtimi tė efektit tė priamidės nė zhileta, zbuluan se tehu i harxhuar i zhiletit nė majtė e veta ka xhepa tė imėta tė lagėshtisė, tė cilat e krijojnė topitjen e tehut. Pastaj zbuluan se pas qėndrimit njė kohė nė piramidė, kėta xhepa mikroskopikė avullohen dhe zhileti e fiton pėrsėri mprehtėsinė e vet. 

Njė vepėr tjetėr "e cila e kaloi kohėn e vet", janė figurat e gjetura rastėsisht nė vitet e 30-ta nė Nazca, Peru. Kjo temė u bė cak i palodhshėm i shumė ithtarėve tė Danikenit, por e cila edhe nė ditėt e sotme mbetet enigmatike. Shikuar nga perspektiva e zogut, nė Nazce mund tė shihen figura tė ēuditshme tė ca kafshėve tė gjata me qindra metra. Ē'ka kėtu pėr t'u ēuditur, do tė pyeteni. Kur ato figura i shikojmė nga toka, nuk do tė shohim asgjė pos ca hullive rastėsisht tė lėvruara. Dukshėm me kėtė, vijat e atyre hullive nuk e humbin simetrinė. Si arritėn tė ruhen kėto hulli, tė ndėrtuara para mija vjetėve, tė cilat edhe pėr vendasit paraqesin vetėm shtigje rastėsisht tė krijuara. Shikuar nga niveli i dheut, kėto prerje paraqesin hulli tė gjera, tė cilat zbulojnė terenin e verdhė tė zbehtė qė shtrihet ndėr shtresėn e sipėrme tė rėrės sė murme tė kėtij regjioni gati shkretinor. Kėto hulli janė ruajtur pėr shkak se kėtu ka shumė pak tė reshura. Tė reshurat lokale nė Nazca zgjasin mesatarisht 20 minuta nė vit. 

Dy hulumtues amerikanė, sipas nivelit tė diturisė dhe shkathtėsisė sė manipulimit me mjete pune, dėshmuan se vendasit e hershėm tė Perusė ishin nė gjendje tė ndėrtojnė balon. Kėta tė dy, bashkė me "Condor"-in (tė cilin e krijuan sipas teorive tė veta), disa herė fluturuan pėr tė demonstruar nė qiellin mbi Nazca. Nėse edhe vizatuesit e atyre figurave kishin nė disponim balonat, atėherė nuk ėshtė vėshtirė tė shpjegohet krijimi i atyre figurave; mirėpo ende mbetet enigmatike qėllimi i atyre figurave, sepse deiri mė sot nuk u zbulua asnjė kult, sektė ose religjion nė kėtė regjion qė do tė kishte lidhje me ato figura. 

Danikeni, si dėshmi pėr teorinė e vet, i hulumton edhe figurat e shpellave tė cilat i ngjajnė raketave, skafanderėve, pjatave fluturuese, etj. Pėr shembull, nė Kimberli, Australi, Joseph Bradshow mė 1907 zbuloi njė vizatim shpelle ku mund tė shihej njė njeri me skafander dhe me antena nė kokė, e bashkė me tė gjenden edhe tre tipe evropiane tė femrave dhe njė urtak babilonas. Ėshtė e vėrtetė se nė literatura mund tė gjenden sasi tė mėdha tė kėtyre llojeve tė vizatimeve. Ka edhe vizatime nė shpella ku pjatat fluturuese dhe raketat mund tė shihen qartė. Danikeni pohon se njerėzit qė i kanė parė pjatat fluturuese, si shenjė tė kujtesės nė "zotat", edhe vendet e tyre tė shenjta i ndėrtuan nė formėn e anijeve kozmike. Pėr shembull, minarja e xhamisė i ngjan raketės. Si ēdo pohim tjetėr i tij, edhe ky qėndron nė konstruksion tė dobėt, sepse mundėsia ėshtė tepėr e vogėl qė raketat e jashtėtokėsorėve t'u ngjajnė atyre tokėsorėve. Pos kėsaj, raketat tona, kur hyjnė nė ndonjė planet tjetėr, nuk janė mė tė formės sė mėparme. 

Nuk mund tė japim ndonjė fjalė pėrfundimtare mbi vizatimet nė shpella, por na ėshtė i njohur pohimi i James Frazerit nė veprėn e vet kapitale "Golden Bough" (Dega e Artė), se artifaktet nė formėn e diskut paraqesin simbolet e pastrimit, gjegjėsisht mbrojtjes prej sė keqes. Kėto simbole nė formė disku janė gjetur gati nė gjitha traditat e popujve, ndėrsa edhe raketat mund t'i konsiderojmė sikur simbole tė falusit, i cili ėshtė shenjė e plleshmėrisė (sė tokės). Vizatimet e "pjatave fluturuese" ndoshta paraqesin simbolet religjioze tė alegorizuara nė formėn e dukurive mitologjike. Ithtarėt e Danikenit theksojnė se disa lloje tė vizatimeve ose disa forma arkitektonike, shfaqen nė vende tė ndryshme (Australi - Amerikė Jugore) larg njėra tjetrės me mija kilometra, dhe tė cilat i kanė format e njėjta. Pėr shembull, nė Amerikėn Jugore dhe jo larg saj, nė Ishujt e Pashkėve, ekzistojnė forma tė njėjta tė kokave prej guri. Ajo qė na ēuditė ėshtė se edhe nė Australi janė gjetur figura tė ngjashme si kėto tė mėparmet. Kjo dhe ishte kafshatė e madhe pėr ithtarėt e "paleokontaktit kozmik", tė cilėt, me mendje tė shėndoshė, menduan dhe konkluduan se pasi qė njeriu i atėhershėm nuk ishte nė gjendje tė bėjė udhėtime transpacifike, kėto vepra i ndėrtuan jashtėtokėsorėt. 

Zoologu norvegjez (mė vonė etnolog) Thor heyerdahl, me pesė miqtė e vet, me trap tė rėndomtė tė ndėrtuar prej balza-drurit, tė cilin e emėrtoi Kon-Tiki, e kaloi oqenain paqėsor, duke dėshmuar kėshtu mundėsinė e migracioneve parahistorike tė Indijanėve prej Amerikės Jugore nė kahjen e ishujve tė shumta tė Polinezisė. 

Ekspedita e tij e cila zgjati 101 ditė (28.4-7.7. 1947), dėshmoi se vendasit e vjetėr tė Amerikės Jugore ishin nė gjendje ta pėrcjellin diturinė e tyre nė regjionet e largėta, gjė qė edhe e kanė bėrė kėtė. Mirėpo, ithtarėt e Danikenit e refuzojnė kėtė shpjegim duke i dhėnė vėrejtjet e veta pėr paaftėsinė e njerėzve t'i ndėrtojnė statujat e tilla sikur qė janė nė Ishujt e Pashkėve. Ato statuja janė tė gjata prej 12-22 m, ndėrsa tė rėnda nga 50 tona. Tė gjitha i kanė veshėt e gjata dhe nė kokė kanė kapelėza tė kuqe qė u ngjajnė perukave. 

"Para shumė kohėsh njerėzit veshgjatė nga Peruja zbarkuan nė Ishujt e Pashkėve, ku i zunė robėr vendasit (njerėzit vesh shkurtėr) dhe kėta, si robėr, i ndėrtuan ato statuja prej shkėmbinjve vullkanorė tė vullkanit tė fikur Rano-Roraku, dhe me litarė dhe trarė i sollėn ato gjer te vendi i planifikuar. Mirėpo, vendasit pastaj u ēuan nė kryengritje dhe i ngadhnjyen okupuesit dhe i shkatėrruan statujat e tyre". Kėtė skenar Thor heyerdahl e zhvilloi nė librin e vet "Aku-Aku, the Island of Giants" (Aku Aku dhe ishulli i gjigantėve, botim i Tiranės). Pėrndryshe sot kjo teori ka shumė mė tepėr dėshmi etnologjike dhe ėshtė e pranuar gjerė mes shkencėtarėve. 

Dėshminė mė tė fuqishme pėr shumė ithtarė tė "paleokontaktit kozmik" e paraqet dituria e jashtėzakonshme e vendasve tė vjetėr tė shtetit Mali, i cili gjendet nė veri-perėndim tė Afrikės. Dogonėt janė fis totemistik tė cilėt mbahen gjallė me bujqėsi. Ata e dijnė se ylli mė i ndritshėm nė qiell, Siriusi, e ka njė pėrcjellės tė vetin, tė quajtur Po-tolo. Po-tolo ėshtė yll masiv i pėrmasės sa Toka. Pasi qė ky yll nuk ka gjasa tė shihet me sy, nė botėn perėndimore u zbulua mė 1844 nga ana e astronomit gjerman Friedrich W. Besselit dhe u emertua Sirius B. Siriusi B ėshtė njė tip klasik i xhuxhit tė bardhė (yll i degjeneruar), i cili gjendet nė sistem binar me yllin mė tė ndritshėm. Nėse i pyesim Dogonėt se si arritėn deri te kjo njohje, ata do tė pėrgjigjen se "zotat" (Nommo) tė cilėt erdhėn nga Po-tolo, ua mėsuan zanatet si dhe teknikat e bujqėsisė. Kjo tingėllon nė mėnyrė "danikenore", por nėse thellohemi nė kėtė ēėshtje, nė shesh do tė dalin paradokset e ndryshme. Pėr shembull, mitologjia e Dogonėve tregon se mė parė ata jetuan nė Sirius B, por kjo gjė ėshtė e pamundshme, sepse Sirius B nuk ėshtė planet, por yll me pėrmasa planeti. Vėrejtja tjetėr bazohet se pse pikėrisht Siriusi u zgjodh pėr burim tė diturisė sė tyre (dhe jetės). Pėrgjigjja ėshtė e qartė: Siriusi paraqet yllin mė tė ndritshėm, kėshtu qė edhe nė Egjipt qe adhuruar si sotis, qė ishte shenjė e plleshmėrisė sė tokės (nė fillim ishte adhuruar si mbretėreshė, por mė vonė u transformuan nė zotin Seth). Kjo ėshtė arsyeja pse Dogonėt, si mbretėri tė zotave tė tyre, e zgjodhėn pikėrisht Siriusin. E vetmja gjė qė nuk na ėshtė e qartė ėshtė se si erdhėn nė dijeni se ai yll ka pėrcjellėsin e vet. 

Duke besuar se mitologjitė paraqesin dokumente tė vėrteta, qė i shėnuan urtakėt e vjetėr, ithtarėt e Danikenit nė to gjetėn mjaft dėshmi pėr paleokontaktin kozmik. Pasi qė ato raporte tė tyre nuk kanė (as nuk mundohen tė kenė) ndonjė aspekt shkencor, nuk do tė bėjmė fjalė pėr to, sepse e dijmė se populli nė mitologji sa e shtrembėron realitetin. Dikund lexova se princi serb Marko nė mitologji ishte njeri me forcė minatyrore, i cili ishte nė gjendje qė me dorė tė priste malin, mundte ta ngadhnjente ushtrinė me njė dorė, pastaj me njė hap t'i kalojė lumenjtė, malet, etj. Poashtu besohet se ėshtė i pavdekshėm dhe momentalisht ėshtė duke fjetur nė njė shpellė. Nė realitet, ishte qyqar dhe tradhtar i cili vdiq duke i ndihmuar anės tjetėr. 

Edhe nė librat e shenjtė religjiozė, Danikeni i gjeti dėshmitė pėr teorinė e vet. Ai ėshtė i bindur dhe palodhshėm pohon se zotat nė librat e shenjta janė astronautė. Duke u nisur me kėtė logjikė aeronauti i NASA-s Joseph Blumrich, sipas pėrshkrimit tė vizionit tė Izakielit, e bėri maketėn e anijes kozmike tė jashtėtokėsorėve. Hulumtuesit tjerė besojnė se arka e artė e Moisiut ėshtė njė radio pranues me TV. Edhe nė Kur'an mund tė gjenden tė tilla raporte, ku psh. nė kaptinėn "Fil" fitorja shpejgohet me ndihmėn e pjatave fluturuese, pastaj nė kaptinėn "Kehf" ajeti 11, ku pėrshkruhet hibernacioni, etj. 

Shihet se teoria e paleokontaktit kozmik jo vetėm se s'mund t'i shpjegojė shumė fakte, por edhe ėshtė shkencėtarisht jo e plotė dhe e pasaktė. 

Nė mesin e ufologėve ekstremistė, ėshtė e pėrhapur edhe njė teori, e cila thotė se njerėzit nė Tokė bėjnė pakte dhe marrėveshje tė ndryshme me jashtėtokėsorėt, dhe se CIA dhe Pentagoni kanė kontratė reciproke me jashtėtokėsorėt. Kėshtu qeveria e SHBA-ve i lė ata rehat dhe nuk shpalos kurrėfarė fshehtėsie pėr jashtėtokėsorėt, poashtu edhe kėta nuk i kidnapojnė mė njerėzit dhe kafshėt pėr tė eksperimentuar me ta. Pėr mendjen e njeriut tė shekullit tė 20-tė kėto fjalė nuk janė gjė tjetėr pos njė senzacionalizėm i tipit patologjik, gjė qė na vjen shumė keq qė gjėrat qėndrojnė kėshtu. Njerėzit, megjithatė, besojnė nė kėtė, madje shumica prej tyre edhe i frikohen kėsaj teorie. Si dėshmi tė kėsaj, vetėm paramendoni se sa libra deri mė tash i ka shitur Ahmed Bosniqi, edhe pse ato s'kanė kurrėfarė origjinaliteti. Ky mit (teori) daton prej 24.9.1947, kur, zaten, nė Rosewell u rrėzua njė pjatė fluturuese me jashtėtokėsorė tė vdekur. Po kjo gjė ndodhi edhe mė 25.3.1948 nė New Mexico. Atėherė, nėn udhėheqjen e dr. Vanevar Bushit, u themelua organizata e fshehtė "MJ-12", e cila kishte pėr qėllim qė t'i hulumtojė kėto pjata fluturuese dhe kufomat e jashtėtokėsorėve. Edhepse kėto hulumtime janė kryer nė fshehtėsinė mė tė madhe, dy anti ortodoksė, Berlitz dhe Moore, e mė vonė edhe fizicienti nuklear Stanton Friedmann (pėrndryshe tash ky udhėheq njė kompani telefonike pėr pėrgjigjje nė pyetjet mbi UFO-t. Duket se s'ka mundur si tė fitojė mė herėt, kėshtu qė njeriu provoi udhė tė reja), me hulumtimet e veta, i nxorrėn nė shesh punimet e grupit "MJ-12". Pastaj kjo teori (viteve tė 90-ta) u shfaq nė fokusin e interesimit tė ufologut francez Jimmy Giueu. 

Heshtjen e qeverisė sė SHBA-sė njerėzit e merrnin si dėshmi pėr kėtė teori, megjithėse qeveria kėtė ndoshta e pranonte si prestigj nė luftėn e ftohtė me Rusinė. 

Kėtu thamė se ekzistenca e UFO-ve ėshtė fakt i kudnėrshtueshėm deri sa ende nuk konkluduam pėrfundimisht se ē'janė ato. Padyshim jemi kundėr pohimit se UFO-t nė vete kanė qeniet inteligjente pėr shkak tė shumė arsyeve. Sjellja e UFO-ve nė kuadėr tė kėsaj teorie na duket mjaft e ēuditshme. Nė tė vėrtetė, pse ato nuk ontaktojnė me neve, por gjithmonė janė njė hap para nesh dhe "ndjehen si tė jenė nė shtėpitė e veta"? Ende nuk na ėshtė e kuptueshme se si kanė mundur ta thejnė barrierėn e udhėtimeve ndėryjore. 

Sipas meje, teorinė mė tė bindshme, tani pėr tani, pėr shpjegimin e prejardhjes dhe karakteristikave tė UFO-ve, e dha John Keel nė librin e vet "The Mothman Prophesies" (Profecia e ***), ndėrsa e popullarizoi Colin Wilson nė "Mysteries". 

Formula tejet e shkurtėr e kėsaj teorie ėshtė: UFO-t janė tulpa!

Ē'ėshtė tulpa? Edhepse kjo nuk e ka vendin kėtu, duhet tė dijmė se ē'janė tulpat qė ta kuptojmė kėtė teori. Tulpa ėshtė njė termin pak a shumė i njohur nė literaturėn okulte, qė mund tė definohet si kreacion psikik i projektuar nė realitetin tredimensional. Teoria e tulpave, edhepse paraqet njė aspekt tė shpekulimit okult, e ka bazėn e vet nė rastet speciale tė shėnuara nė literatura dhe nė teoritė e mekanikės kuantike dhe supozimeve tė psikologjisė. 

Alexandra DAvid Neel, nė librin e vet "With Mystics and Magicians in Tibet", jep njė shpjegim tė gjerė mbi tulpat. Pėrndryshe kjo nė Tibet, me meditim special qė zgjati me vite, arriti ta krijojė njė tulpė nė formėn e lamės (prift tibetas). Edhepse ky pohim i etnologes sė famshme mund tė tingėllojė si absurd, ka njerėz qė e kanė takuar atė lamė (sepse kjo e mori atė me vete nė Evropė). Poashtu edhe prof. Ducasse nė librin "A Philosophical of Religion" e shpjegon kėtė takim dhe e pėrshkruan lamėn si shėrbėtor besnik tė Neelit, i cili linte pėrshtypjen e njeriut tė vėrtetė. Pastaj Neeli me meditimin gjashtėmujor arriti ta shkatėrrojė lamėn e krijuar. 

Madje edhe Dion Fortune e krijoi njė tulpė nė formėn e ujkut. Por ky ujk, sikur edhe lama e Neelit, pas njė kohe deshi ta krijojė egon e vet. 

Njė dukuri krejtėsisht tjetėr, pėrbindėshi nga Loch Nessi, e detyroi natyralistin F.V.Holidey tė thotė se kėtu bėhet fjalė pėr tulpė. Shumė fakte na sygjerojnė nė vėrtetėsinė e kėsaj teorie. Holidey vėrejti se edhe nė liqenet La Fada dhe La Nahuin janė parė pėrbindėshat, ndėrsa kėto liqene janė tepėr tė vogla qė ta shpejgojnė ekosistemin me pėrbindėshat. Poashtu, pėr tė gjithė ėshtė i njohur rasti se pėrbindėshi nga Loch Nessi gjithmonė ėshtė nė gjendje qė pa u hetuar tė shfaqet si dhe tė zhduket. 

F.V.Holiday, duke i analizuar deklaratat e dėshmitarėve, erdhi nė pėrfundim se kėtu bėhet fjalė pėr "tullimonstrum gregarium", njė lloj kėrmilli lakuriq gjigant. Pėrndryshe, nė mitologjitė angleze ky tregohet si shembėlltyrė e sė keqes, dhe me njė hulumtim tė kujdesshėm ky natyralist konstatoi se edhe ėprbindėshi i Loch Nessit e ka po kėtė rol. Ekipi i tij fitoi sindromin e neuralgjisė gjatė gjurmimeve nė kėtė teren, qė sygjeron nė "mallkimin" e atij vendi. Holiday pranė liqenit e pati njė fanitje, ose vizion, tė njė njeriu me tė zeza i cili mbante maskė, dorėza dhe helmetė. nė takimin me tė Holiday ndjeu njė bezdisje psiko-fizike tė pėrcjellur me vullnet tė errėt. Pėrndryshe ky shkencėtar vitin e ardhshėm pėrjtoi infarkt nė vendin ku e pat takuar atė "hije". Kėto dėshmi i shtruam vetėm qė ta tėrheqim vėmendjen nė atė se rrethina e liqenit Loch Ness e paraqet njė vend pėr magjitė rituale tė britanezėve tė vjetėr. Hulumtuesi i njohur i dukurisė Loch Ness, dr. Robert Rines, mė 1976, me ndihmėn e sonarit, nė liqen, nė thellėsinė prej 20 m, i zbuloi njė numėr tė konsiderueshėm tė gurėve megalitė tė renditura nė rreth. Kėshtu padyshim vijmė nė pėrfundimin se liqeni Loch Ness pėrpara ka qenė njė vend i shenjtė magjizezė i keltėve, tė cilėt i kryenin ritualet e veta, dhe kėshtu, me njė "vetėdije kolektive", erdhėn nė gjendjen e tillė qė ta krijojnė pėrbindėshin e vet tė adhuruar, i cili edhe sot e kėsaj dite endet jashtė kohės sė vet. 

Edhepse nuk janė tė bindshme, ekzistojnė indicie se edhe nė ritualet e Aleister Crowleyt, shtėpia i tė cilit gjendej pranė liqenit, vinte deri te shfaqja e pėrbindėshave. Njė magu tjetėr, i cili i kryente ritualet e veta afėr liqenit, i erdhi, pos pėrbindėshit, edhe njė mysafir tjetėr i paftuar - UFO-ja. 

Megjithatė, kėto pohime nė shumėēka janė ose tė rrejshme ose tė zmadhuara. Ne kėtu mundohemi tė tregojmė se krijimi i realitetit pėrmes psikės nuk takon nė fantazitė imagjinare. Kėtė e pėrpoqėm ta dėshmojmė me dukurinė e Loch Nessit. Disa do tė pyeten se a ekzistojnė rastet konkrete ku mund tė shihet qartė krijimi i tulpave. Nė kėtė pyetje mund tė pėrgjigjemi pozitivisht. Parapsikologu dr. Kenneth Batcheldor, duke e gjurmuar dukurinė e levitimit, erdhi nė pėrfundim se nė eksperimentet nė grup, suksesi varet nga gjendja psikike dhe nga bindja e subjektėve. Ky ėprfundim e nxiti dr. George Owenain dhe gruan e tij Irisėn qė me njė grup njerėzish ta kryejnė njė eksperiment tė madh; qė varėsisht nga gjendja psikike dhe nga bindjet e tyre pėr ta ndėrruar realitetin, sikur nė eksperimentet e Batcheldorit, tė pėrpiqen ta krijojnė njė personalitet tė imagjinuar - njė fantazmė! Kėshtu ata vendosėn qė me meditim ta krijojnė njė dashamir me emrin "Philip", i cili kishte jetuar nė kohėn e Cromwellit. Pas disa orvatjeve tė pasuksesme memeditim, ata Filipin e krijuan ashtu qė filluan ta trajtojnė si njė njeri tė vėrtetė. Kėshtu Filipi u krijua nga fantazia e grupit, i cili pastaj i shprehte ca karakteristika jashtė kornizave qė ia kishte caktuar grupi. 

Padyshim se shpjegimi i dukurisė sė tulpave paraqet vėshtirėsi nė dėshmimin e tyre. Tulpa i then tė gjitha kuptimet tona mbi realitetin. Megjithatė, ekzistojnė ca paralajmėrime nė botėn mekanike-kuantike, tė cilat na sygjerojnė nė lidhjen mes vetėdijes sė njeriut dhe dukurive natyrore (gjegjėsisht materies). Viteve tė 50-ta fizicienti David Bohm shtroi teorinė, me tė cilėn ndėrlidhet faktori i vetėdijes nė ligjet e botės subatomike. Poashtu nuk na ėshtė e qartė se si ta shpejgojmė paradoskin e "maēokut tė Schrodinger"-it pa praninė e faktorit tė vetėdijes, dhe nėse kėtė paradoks e aplikojmė te njerėzit, atėherė na bjen se edhe vetėdija jonė luan rolin vendosės nė botėn tonė. Edhe njėri nga krijuesit e bombės hidrogjenike, Eugene Wigner, ėshtė i po kėtij mendimi. Pa hyrje tė thellė nė kėtė problematikė (sepse nuk e ka vendin kėtu) mund tė themi se mekanika kuantike e lejon teorinė "mind over matter". 

Sinkroniciteti i Carl Gustav Jungut ėshtė nocioni mė i afėrt i tulpave. Edhepse nuk ka njėjtėsi logjike, me njė analizė deduktive mund tė vijmė gjer te ky pėrfundim. Jungu dekurinė e sinkronicitetit e shpejgonte me tė njėjtat lidhje-edhepse jo kazuale - mes objekteve mė tė ndryshme tė cialt mund tė gjenden nė masat hapėsinore-kohore, e qė janė tepėr larg njėra tjetrės. Lidhja nė tė cilėn bėhet sinroniciteti ėshtė "kuptimi" ose nocioni analog i "Tao"-s. 

Ėshtė interesante se Jungu shtroi fakte nė tė cilat shihet marrėdhėnie reciproke mes sinkronicitetit dhe arketipit (shfaqjet arkaike tė mosdijes kolektive). Kjo i shkon pėr dore edhe teorisė sė UFO-ve, pasi qė veē e pamė se ēfarė simbolike kanė ato. Vetė Jungu e shkroi njė libėr kushtuar vetėm UFO-ve, ku pohonte se kėta paraqesin nusproduktin e kreativitetit psikik tė njeriut, tė shkaktuar me nevojat e atėhershme psiko-sociale. Pohimi se ky shpjegim paraqet njė zmadhim konfuz, ne e popullarizuam teorinė e tulpave pėr shkak tė ngushtėsisė sė shpejgimit psikologjik. Kjo teori nuk ėshtė nė gjendje t'i shpjegojė takimet dhe vetitė e ēuditshme tė UFO-ve, pos nėse pohojmė se dėshmitarėt kanė qenė mashtrues ose tė mashtruar me ndonjė dukuri natyrore. Si dukuri e shfaqjeve masovike tė tulpave, shpesh thuhet edhe pėr shfaqjen e vampirėve nė Transilvani mes v.1700-1740. Kjo mund t'i pėrshkruhet edhe historisė masovike tė nxitur nga efektet psiko-sociale qė mbrtėronin nė mosdijen menjelehtė tė popullit. Siē dihet, nė atė kohė filloi tė shuhet mania e ndjekjes sė shtrigave. Kėshtu populli u ngrit nė vetėdijen, ku ndėrgjegjja e padrejtėsisė qė iu shkaktua atyre femrave tė pafajshme filloi ta brejė masėn. Sipas kėsaj ajo masė populli e krijoi animusin (principin mashkullor - kėtu pėrmendet si sinonim pėr vampirėt), i cili do tė kishte pėr qėllim tė hakmarret pėr popullin dhe kėshtu tė vjen deri tė homeostaza psikike. A ishin vapmpirėt tulpa? Nė kėtė nuk mund tė pėrgjigjemi, pasi qė nuk kemi asnjė dėshmi tė nevojshme pėr tė treguar nė "tulpoiditetin" e vampirėve. Pėr kėtė edhe nuk mund t'i konsiderojmė si fryt i iluzionit tė popullit bestyt. 

Me UFO-t rasti ėshtė tjetėr; ekzistojnė vėshtrime objektive, tė cilat nuk janė karakteristikė e asnjė kreacioneve tė krijuara halucinativisht. 

Pos kėsaj, trajtimi i pjatave fluturuese si tulpa ka mjaft anė tė dobishme nga ēfarėdo teori tjetėr. Kjo tregon fleksibilitetin me tė cilin mund t'i shpejgojmė format e dnryshme tė UFO-ve, ndėrsa tulpat, pasi qė janė, tė them, tė natyrės mbimateriale, mund tė kenė edhe nxitje (shpejtime) tė mėdha, tė cilat nuk mund t'i durojnė materiet tjera. Ne nuk pohojmė se tė gjitha objektet e paidentifikuara fluturuese paraqesin tulpat, por ka prej tyre tė cilat mund tė klasifikohen nė dukuri natyrore mė pak tė njohura. 

Pėrmenden edhe teori tė ndryshme tė cilat i shpjegojnė UFO-t me "jonizimin plazmoid" (pėrndryshe kjo teori ėshtė pjesėrisht e suksesme nė shpejgimin e rrathėve misterioze nė fushat me drithėra tė Anglisė, tė cilat i pėrshkruhen jashtėtokėsorėve), qė pohojnė se pėr shkak tė disa kushteve tė motit vjen deri te jonizimi i vorbujve ajrorė vibrues, qė shihen edhe si sfera tė ndritshme. Madje edhe Charles Forti nė "Book of Damned" (Libri i tė mallkuarve), i pėrmend ca dukuri, ku sferat fluturuese paraqiten para ose pas termeteve, qė tregon kjo nė lidhjen me ndonjė dukuri gjeologjike. Pėr shkencėtarė ėshtė e njohur dukuria e "topthave tė rrufesė" tė cilat quhen edhe produkte fiziko-kimike. Te krijimi i kėtyre rrufeve misterioze vjen kur me ndihmėn e rrezeve kozmike dhe elektriciteteve tokėsore, atomet kalojnė nė gjendje metastabile (gjendje speciale e atomit tė cytur) dhe kondenzohen nė formėn e topthit. Kėto toptha rrufeje i kanė disa speicifika mjaft tė ēuditshme. Janė nė gjendje tė hyjnė brenda nė dhomė pėrmes vrimės sė ēelėsit dhe tė dalin po prej asaj vrime, duke e shkatėrruar mė parė krejt brendėsinė e dhomės. Hulumtimi i dy dukurive historike mund tė na sjell nė pėrfundimin nė tė cilin dėshirojmė tė vijmė. Nė natėn e 24 gushtit 1978, me zhurmė tė madhe, me mija toptha rrufeje ranė nė habrovsk, Rusi. Nė vendin ku ranė ato, nuk mbiu mė asnjė bimė, qė ėshtė pėrndryshe efekt i njohur i UFO-ve. Nė anėn tjetėr tė Rusisė, nė Udmurtsk, nė shtatorin e v.1984, ata toptha shkaktuan ndėrprerjen e rrymės elektrike nė radiusin prej 20 km, qė ėshtė prap efekt i njohur pėr UFO-t. Nė kėta shembuj shohim se topthat e rrufesė i pėrgjigjen ca vetive tė UFO-ve. 

Pohimet se UFO-t i paraqesin anomalitė gjeofizike nuk mund t'i shpjegojnė tė gjitha dukuritė lidhur me kėto objekte. Nė tė vėrtetė, ngjyra e metaltė nuk ėshtė veti e topthave tė rrufesė, ku madje edhe kėto nuk mund tė fluturojnė me atė shpejtėsi dhe harmoni. 

Pyetja mė e rėndėsishme qė na shtrohet ėshtė se pse u krijuan UFO-tulpat dhe pse kanė pikėrisht ato forma. 

Krijimi i UFO-ve ndėrlidhet me luftėn e dytė botėrore. Nė tė vėrtetė, agresioni i nxitur atėkohė e sublimoi njė instinkttjetėr: seksin. Kjo shihet nė format e UFO-ve. Pėr shembull, deri sa forma ovale e UFO-s paraqistė uterusin, forma e cigares do ta simbolizonte falusin. Dėshmi pėr kėtė supozim mund tė jetė shfaqja e rrufeshme e tyre menjėherė pas luftės sė dytė botėrore. Kjo hipotezė tingėllon nė mėnyrėfrojdiste dhe shpekulative. 

Hipoteza tjetėr, tė cilėn mund ta quajmė edhe jungore, format e UFO-ve i interpreton tjetėrfare. Pėrdiskun e pamė se e paraqet simbolin esė mirės. Kėshtu shfaqja e UFO-ve interpretohet si homostazė psikike e krijuar ta zbusė frustrimin e agonisė sė kohės sonė. 

Nė kėto vazhdime mbi UFO-t u pėrpoqa ta zhvilloj teorinė se kėto paraqesin tulpat, teori qė ėshtė e rrallė nė literaturat mbi UFO-t. Unė besoj se nė sistemet tjera yjore duhet tė kezistojė jeta, por nuk mund ta pranoj pohimin se pjatat fluturuese tregohen si dėshmi pėr kėtė hipotezė, sepse me kėtė e ndėrprejmė ēdo logjikė tė studimit ekzakt tė kėsaj dukurie. Edhepse kėtu dukurisė sė UFO-ve iu afrova nė mėnyrėn teorike, mund tė them se edhe unė pata njė pėrvojė takimi me UFO-n, gjė qė pjesėrisht i pėrforcon sado pak pohimet qė u shtjelluan kėtu!

Fund


KTHEHU

©

http://www.mjellma.org 1999 - 2002 • PRIZREN - KOSOVĖ - WebDesign: Arsim GJINOCI •
Mjellma ėshtė medium elektronik qė mirėmbahet nga redaksia e saj. Pėr huazimin e materialeve lexoni  kėtu.
 
Zgjidhe ngjyrėn e prapavijės pėr lexim mė tė lehtė