|
Kjo
ėshtė e shkruar pėr ty, jo pėr dikė tjetėr
Trevat
tona janė truall i plleshėm si pėr mistikėt, ashtu edhe pėr gjithė
ata qė merren me tė "andejshmen", pėr tė ashtuquajturit
magjitorė, pėr ata qė "shkruajnė", "fryejnė" e shėrojnė,
qė hedhin fall, flasin me shpirta, qė shėrojnė me telepati, nė afėrsi
e largėsi, madje edhe nė Australi, dhe pėr tė gjithė ata qė janė
zhytur ujėrave tė parapsikologjisė (pėrndryshe psikotronikės, pasi
parapsikologjia si term ėshtė hequr gjithkund qysh nė vitet e gjashtėdhjeta,
pos tek ne). Gjitha kjo sė pari si pasojė ose falė bestytnisė sė rrėnjosur
thellė nė mendjet e njerėzve tanė, e pastaj se ėshtė njė regjion i
cili edhe s'mund tė definohet, ku ēdokush i jap tė drejtė vetes ta
definojė duke menduar se e ka me tė drejtė.
Ēdo
Nismėtar, qė niset shtegut tė vetėnjohjes (pėrveē kurreshtarėve), nė
fillim do tė dėshirojė qė tė kapėrdijė sa mė tepėr njohuri e
literatura tė kėtij lloji. Ēdo gjė i duket e mrekullueshme. Vrapon pas
ēdo teknike tė re, tė mundshme e tė pamundshme, pastaj pas ēdo
diturie tė fshehur. Mahnitet pas sistemeve magjike e mistike, ndjek me vėmendje
praktikimin e teknikave tė Lindjes e Perėndimit me qėllim vetėzhvillimi.
Mirėpo, ē'ndodh me tė nė fund? Shumica prej tyre pėrfundojnė nė
rangun e atyre qė i pėrmenda mė lart (besa edhe duke i ofruar shėrbimet
publikisht, duke bėrė tregti me mallin e padukshėm qė nuk shihet e
shitet mė sė shumti), ndėrsa shumė pak prej tyre vazhdojnė drejt, pa
rėnė nė kurth sprovave tė shumta qė qėndrojnė anash rrugės sė vetėnjohjes
si lule plastike.
Tė
tillėt, qė nuk i pėrballuan sprovat e kėtilla, mund t'i njihni menjėherė.
Pasojė e rrėshqitjes sė tyre jashtė rruge janė sėmundjet patologjike
shpirtėrore, e qė pėr fat tė keq, kanė kaluar nė ato kronike.
Nėse
edhe ti, qė je nisur drejt kėsaj rruge, nuk ndalesh kohė pas kohe pėr
ta analizuar veten se ku gjendesh, domosdo do tė infektohesh me ndonjėrėn
prej sėmundjeve qė do t'i cek mė poshtė. Pėr t'mos pėrfunduar nė
fund si hedhės falli, "mulla", "hoxhė", Guru, ose si
ndonjė i Gjithėdijshėm me shumė tituj qė tingėllojnė bombastikė tė
vendosur para emrit tėnd, tė kėshilloj ta vazhdosh leximin e tekstit tė
mėtejmė.
Sfaqjet
psikopatologjike tė nismėtarėve nė shtegun e vetėnjohjes
-
Si
njėra prej sėmundjeve mė tė pėrhapura shpirtėrore ėshtė imagjinimi
i pandėrprerė, si pasojė e dembelisė dhe prirjes pėr imagjinatė.
Thjesht personi i kėtillė, pasi qė veē ėshtė ngier me literaturė
dhe mendon se nuk ka nevojė mė tė lexojė, punon pak (ose fare) dhe
tretet dikund nė botėn e imagjinatės. Pra, mbyllet nė vete dhe kalon
aventura tė mrekullueshme, natyrisht, nė botėn e vet. Nėse kalon nė
kronike, vėshtirė se kjo mund tė mėnjanohet.
-
Sėmundje
tjetėr ėshtė edhe mendimi se keni arritur vepra tė mėdha shpirtėrore,
ose ndonjė fuqi tė mbinatyrshme, tė pėrcjellė me njė ndjenjė tė veēantė
tė kėnaqėsisė qė s'harrohet lehtė (sa ia ka ėnda egos kjo punė).
Dhe krejt kjo vjen si pasojė e konsumimit tė tepėrt tė teknikave
meditative, siē ėshtė ta zėmė udhėtimi astral, ku praktikuesi ende
nuk ka qenė mjaft i pėrgatitur.
-
Ka
tė tillė qė i kuptojnė bukvalisht konceptet e lirisė dhe ēiltėrsisė
emocionale. Kjo mund tė paraqitet pas teknikave shpirtėrore ku aplikohet
kontakti dhe zbrazjet emocionale. Pra, mos u ēuditni kur ju afrohet
ndokush dhe ju thotė se e paskėt energjinė e mirė pėrreth, se e ndien
nxehtėsinė e kėndshme ose pulsimet shpirtėrore prej trupit tuaj. Madje
edhe mund t'ju akuzojė se ia vjedhni energjinė e tij dhe se dhomėn e
mbushni me energji negative. Tė kėtillėt janė nė gjendje tė dijnė
gjithēka, p.sh. kush kujt ia vjedh energjinė, se si tė ta pastrojnė
dhomėn prej energjisė sė keqe, etj.
-
Ērregullimet
shprehen edhe kur personi bėhet (ose ia merr mendja se ėshtė)
specialist nė njė lėm tė caktuar. Ky ka tendencė qė nė ēdo gjė nė
jetėn e pėrditshme, ta mbajė primatin me "njohuritė dhe teoritė
e veta", dhe tė kėtillėt imponohen se janė mjeshtėr tė mėdhenj.
-
Nėse
dikush ju profeton pėr shpėtimin e botės, dijeni se keni hasur nė
person tipik tė kompleksit tė "shpėtimtarit tė madh".
Personi i kėtillė aq ėshtė i "mbushur" me njohuri, sa qė
fillon t'i gjejė nismėtarėt e rinj tė kėtij lėmi dhe ta bėjė njė
grup e ta fillojė misionin e vet tė shenjtė, sė pari si shpėtimtar i
shpirtave tė atij grupi, e mė tej kush e di, ndoshta edhe i botės.
Personi i kėtillė zakonisht do ta ėndėrrojė mė vonė ndonjė ėndėrr
profecie, fanitje ose porosi tė madhe nga Sfera e Lartė, tė cilėn do
ta merr si detyrė karmike (tė kismetit) me rėndėsi tė madhe pėr
evolucionin shpirtėror tė popullit tė vet (sa lehtė ėshtė tė
thirresh nė emėr tė popullit) ose tė njerėzimit nė pėrgjithėsi.
-
Mirėpo,
ajo qė ėshtė mė karakteristikja, gjendet te personat qė me ndonjė
teknikė tė regresimit, kanė "zbuluar" se nė jetėn e kaluar
ishin njerėz tė mėdhenj me detyra tė larta, e pėr ēudi, askush prej
kėtyre nuk zbuloi se nė jetėn e kaluar ka qenė fshatar, farkėtar,
plehaxhi, qymyrxhi ose njeri i rėndomtė. Tė gjithė kėta "shpirta
tė mėdhenj" do t'ju pohojnė se nė jetėn e kaluar kanė poseduar
fuqi tė mėdha okulte, tė cilat tash janė latente brenda tij (rrijnė tė
fjetura), dhe vetėm e presin kohėn kur tė zgjohen ato aftėsi dhe tė
aktivizohen. Ndoshta do ta keni nderin tė takoheni me ndonjė Skenderbe,
Abdyl Frashėr, Genc, Teutė, ose nėse keni fat, me ndonjė Hyjni Ilire.
-
Ėshtė
edhe njė kompleks tjetėr qė ėshtė interesant, qė krijohet prej urisė
sė egos sė individit tė identifikohet me ndonjė person qė e ka "arritur"
njė shkallė tė zhvillimit shpirtėror ose i cili ėshtė edhe i "ndriēuar".
Personi i kėtillė vuan nga njė xhelozi tejet subtile ndaj "tė
ndriēuarit" qė vėshtirė mund tė hetohet, por tė cilin e tradhėton
kur thirret gjithnjė nė emėr tė mėsuesit ose idhullit tė vet gjatė
veprimeve tė veta ose gjatė bisedės. Ky mund ta kalojė tėrė jetėn
duke vrapuar pas imaxhit tė idhullit dhe ē'ėshtė mė e keqja, kurrė
nuk do ta hetojė kėtė.
-
Ėshtė
edhe njė sėmundje malinje shpirtėrore, qė lėshon rrėnjė nė grupet
shpirtėrore gjatė kurseve tė ndryshme meditative ose tė ndonjė
teknike tjetėr. Gabimi mė i madh bėhet kur nga mėsuesi ose udhėheqėsi,
bėhet lėshimi i dėftesės a diplomės se nė cilėn shkallė tashmė
gjendet shpirti i pastruar e i "rafinuar" i nxėnėsit. "Mėsuesi",
nė kėtė rast, e peshon dhe vlerėson nivelin e vetėdijes sė nxėnėsit,
madje shkon aq larg, sa qė lėshon dėftesėn pas meditimit instant prej
njė ose treditėsh, ku ceket se nxėnėsi ėshtė "ndriēuar" (pėr
kėtė gjė, ta zėmė, nė Zen Budizėm, nevojiten 30-40 vjet). Kėshtu
jo vetėm se pėrdhoset e nėnēmohet shpirtėrorja, por me kėtė mėnyrė
krijohet edhe njė ushtri egoistėsh patologjikė, me tė cilėt pastaj
kursesi s'mund tė dilet nė krye. Marrėzia s'ka fund. Kėtė mund ta
konstatoni mė sė miri, kur nė vizitė ndonjėrit prej kėtyre, nė vend
tė ndonjė diplome shkollore, hasni gjendjen e tij shpirtėrore tė varur
nė mur.
Megjithatė,
mund ta vėreni edhe kombinimin e dy ose mė shumė sėmundjeve
patologjike shpirtėrore nė ndonjė person, i cili, nė njė mėnyrė
subtile, do ta ndiejė veten se vetėm Zoti dhe ai janė tė vetmit tė
gjithėdijshėm nė tokė.
Tė
gjitha kėto, edhepse tė dhėna nė njė formė paksa humoristike, janė
gjėra tepėr serioze dhe jo aq tė rralla ndėr ne. Gjithashtu, tė gjithė
kėta e mundėsojnė edhe krijimin e rrymave e sekteve tė ndryshme brenda
religjionit, qoftė tė krishterė ose tė atij islam. Pėr shtegtarėt e
rinj nė udhėn e vetnjohjes, kam njė kėshillė: Secili le t'i kėrkojė
ato elemente qė e tėrheqin mė sė shumti brenda religjionit tė vet dhe
le t'i pėrmbahet atyre. Ēdo gjė qė vjen nga anash, mund tė jetė vetėm
mjet ndihmės, e jo qėllim. Ėshtė e pamundshme tė mos gjenden ato
elemente (teknika meditative, sisteme tė ngritjes sė vetėdijes ose mėsues)
nė kuadėr tė religjionit tė individit. Ai qė s'i ka gjetur, le tė
shikojė edhe njėherė, sepse nuk ka shikuar mirė herėn e parė. Me dy
a mė shumė rrugė njėkohėsisht, askush askund nuk ka arritur. Vetėm
duke iu pėrmbajtur njė rruge, asaj qė e keni pranė dore, mund ta
arrini atė ē'profetohet nė Librat e Shenjtė. Ndoshta edhe gjatė
shtegut tė vetėnjohjes mund ta fitoni ndonjė fuqi tė caktuar, mund tė
thoni mbinatyrore, por, mos harroni, fuqia mė e madhe ėshtė mos ta pėrdorėsh
fuqinė qė ke nė dispozicion. Me kėtė edhe ju pėrgjysmohet koha nė
arritjen e pėrndritjes shpirtėrore.
 |
|