|
Skalari ėshtė peshk i ujėrave tė freskėta nga familja e Ciklideve. Te shumė akuaristė njihet me emrin (peshku engjėll - angelfish). Ky peshk e ka origjinėn nga lumi Amazon, Orinoco dhe Essequibo nė Amerikėn Jugore. Skalari ėshtė njė nga peshqit e shpeshtė tė akuariumeve ujė ėmbėl. Shumė hobyistė e konsiderojnė Skalarin si njė peshk relativisht inteligjent. Preferohet t'i mbani nė grup 4-5 individė me njė apo dy meshkuj.
Kushtet
Madhėsia e trupit (min-max): 2 - 50 cm pH e ujit: 6 - maksimum 8 Fortėsia e ujit (dGH): 12 - 18 °N Temperatura e preferuar: 24-30 °C
Ushqimi
Mė sė miri ėshtė t'i ushqejmė me ushqime nė formė tė fletėzave, por edhe me ushqime tė ngrira dhe tė gjalla (si artemia, krimbat e vegjėl). Skalarėt nuk duhet t'i ushqeni shumė. Edhe pse janė tė ngopura dhe nuk kanė nevojė pėr ushqim, ato vazhdojnė tė hanė. Ushqimi i tepėrt shkakton rritjen e shpejtė dhe me kėtė edhe ngordhjen e parakohshme. Ne ju kėshillojmė t'i ushqeni njė deri dy herė nė ditė.
Gjinitė
Ėshtė mjaft vėshtirė tė dallohen gjinitė. Por nė fazėn e shumimit, femrat nė bark kanė njė zgjatim tė kuqe 2-3 mm, me tė cilėn i lėshojnė vezėt.
Shumimi
Skalari relativisht lehtė shumohet nė akuarium. Nevojitet njė qift i skalarėve tė rritur qė e kanė pranuar njėri tjetrin nė lidhje pėr njė kohė prej sė paku 2 vitesh. Varėsisht nga madhėsia dhe kushtet e akuariumit, skalari e arin pjekurinė diku nė vitin e 3 - 6. Femrat i depozitojnė vezėt nė sipėrfaqe tė lėmuara. Procesi i depozitimit pėrsėritet derisa njė skalar i lėshon 100 deri 1200 e mė tepėr vezė. Tė dy prindėrit kujdesen pėr tė vegjlit.
 Skalari duke i depozituar vezėt nė akuarium
Jetėgjatėsia
Skalarėt zakonisht jetojnė 5 - 12 vjet nė kushte me kujdes optimal nė akuarium.
Skalarėt nga akuariumi im
Vėrejtje
Skalari nuk jeton nė enė (balone) me ujė, ku uji nuk qarkullon pėrmes pompave dhe filtrave. Skalari ndjehet i shqetėsuar nėse bashkėjeton me peshq qė janė shumė tė lėvizshėm dhe tė shpejtė. |