|
Neon tetra nė natyrė i lirė jeton nė ujėrat e Kolumbisė, nė Perunė lindore, Brazilin perėndimor. Ėshtė peshk i popullarizuar nė mesin e akuaristėve pėr shkak tė ngjyrave ndriēuese tė ndezura qė shkėlqejnė nė errėsirė. Peshku karakterizohet me njė shirit tė kaltėr horizontal pėrgjatė trupit dhe shirit tė kuq qė fillon diku nė mes tė trupit dhe pėrfundon nė zgjatimin kaudal tė bishtit. Neon tetra sė pari u importua nga Amerika Jugore dhe u pėrshkrua nga ihtiologu Dr. George S. Myers nė vitin 1936 dhe u emėrtua sipas Dr. William T. Innes. Neon tetrat janė kombinim i mirė nė akuariume me peshq Duiskuse, me bimė tė gjalla.
Kushtet
Madhėsia e trupit (min-max): pėrafėrsisht 3 cm pH e ujit: 5 7 Fortėsia e ujit (dGH): 12 - 18 °N Temperaturat e preferuara: 20-26 °C
Ushqimi
Neon tetrat janė omnivore (dmth hanė gjithēka). Ato pranojnė gati ēdo lloj ushqimi pėr peshq. Mund t'i ushqeni me ushqim fleta, ushqim tė ngrirė, mikrokrimba etj. Edhe pse ju duket se janė pėrherė tė uritur, ju kėshillojmė t'i ushqeni njė herė nė ditė.
Gjinitė
Femrat e kanė barkun pak mė tė madh, dhe shiritat pak mė tė ylbertė pėr dallim nga mashkulli qė e ka mė tė drejtė shiritin e kaltėr.
Shumimi
Neon tetrat shumohen me vezė. Nė akuarium ėshtė mirė tė vendosen 7-8 neon tetra ku mė shumė janė tė gjinisė femėrore. Secila femėr bėnė prej 60 - 130 vezė. Vezėt nuk janė ngjitėse. Pasi ti lėshojnė vezėt, brenda 24 orėve ato ēelin, dhe ky ėshtė momenti kur dhe duhet t'i largoni tetrat e rritura ngase i hanė tė vegjlit e posa ēelur. Tė vegjlit mund t'i ushqeni me ushqim tė lėngshėm pėr peshq tė vegjėl, me tė kuqen e vezės, me artemie, mėlēi tė imtėsuar viēit etj.
Jetėgjatėsia
Neon tetrat zakonisht jetojnė 3-10 vjet, dhe krejt varet nga kujdesi pėr ta.
Vėrejtje
Asnjėherė mos i mbani Neon tetrat nė enė (balone) me ujė, ku uji nuk qarkullon pėrmes pompave dhe filtrave |