|
Domethėnia e fjalės "transmutacion", thėnė thjeshtė, ėshtė "ndryshimi ose kalimi i njė elementi ose forme tė energjisė nė tjetrėn". Emocioni seksual e krijon njė gjendje tė caktuar tė vetėdijes. Pėr arsye tė mosnjohjes sė kėsaj tematike, gjendja e tillė e vetėdijes mė sė shpeshti ndėrlidhet me gjėrat qė kanė tė bėjnė me fiziken. Pėr shkak tė ndikimeve tė gabueshme, tė cilave shumica prej nesh u janė nėnshtruar gjatė fitimit tė diturisė mbi seksin, vetėdija jonė i shikon kėto gjėra, tė cilat i paraprijnė fizikales, me paragjykime ekstreme.
Prapa emocioneve seksuale qėndrojnė tri mundėsi konstruktive:
1. Vazhdimi i racės njerėzore. 2. Mbrojtja e shėndetit (si mjet terapeutik, nuk i afrohet asgjė). 3. Transformimi i mediokritetit nė gjenialitet me anė tė transmutacionit.
Transmutacioni seksual ėshtė i thjeshtė si dhe lehtė i shpjegueshėm. Ai e nėnkupton largimin e vetėdijes prej mendimeve, tė cilat e kanė shprehjen fizike nė mendimet e ndonjė natyre tjetėr. Dėshira e zjarrtė seksuale ėshtė mė e fuqishmja prej tė gjitha dėshirave njerėzore. Kur janė tė pėrfshirė me kėtė dėshirė tė zjarrtė, njerėzit e fitojnė imagjinatė mė tė fortė, guxim, forcė tė vullnetit, qėndrueshmėri dhe aftėsi kreative, tė gjitha kėto tė panjohura nė ēastet tjera. Dėshira e zjarrtė pėr kontaktin seksual ėshtė aq e fortė dhe kėmbėngulėse, sa qė njerėzit shpesh e rrezikojnė vullnetshėm edhe jetėn e reputacionin vetėm pėr ta pėrmbushur. Kur ėshtė ndėr zgjedhė, dhe e drejtuar nė kahjen tjetėr, kjo forcė motivuese i mban nė vete tė gjitha atributet e veta siē janė imagjinata e fortė, guximin i jashtėzakonshėm, etj., tė cilat mund tė shfrytėzohen si forca kreative e tė fuqishme nė art, letėrsi ose nė ēdo profesion tjetėr, kyēur kėtu, natyrisht, edhe grumbullimin e pasurisė. Transmutacioni i energjisė seksuale gjithsesi e kėrkon edhe forcėn e vullnetit. Dėshira e zjarrtė pėr shprehjen seksuale ėshtė me tė lindur dhe e natyrshme. Ajo s'mund tė ngulfatet ose tė eliminohet, pėr ēka edhe nuk duhet tė tentohet. Pėrkundrazi, dėshirės sė zjarrtė duhet t'i mundėsohet tė shprehet nė format e ndryshme tė cilat e begatojnė trupin, mendjen dhe shpirtin e njeriut. Nėse transmutacionit nuk i mundėsohet forma e kėtillė e shprehjes, ajo do tė gjurmojė pėr mundėsinė e shprehjes me anė tė kanaleve fizike tė pastra. Lumi mund tė ndalet me pendė dhe tė kontrollohet uji pėr ca kohė, por, nė fund, do tė derdhet me vrull. Kjo po ashtu vlen edhe pėr emocionin seksual. Ai mund tė shtytet e tė kontrollohet pėr ca kohė, por vet natyra e tij e bėn qė pandėrprerė tė gjurmojė pas mėnyrave tė shprehjes. Nėse nuk transmutohet nė orvatje kreative, ai do ta gjejė ndonjė mėnyrė tjetėr tė shprehjes qė ka pak vlerė. Raporti mes realizimit dhe natyrės seksuale tė zhvilluar
Personi ėshtė i lumtur atėherė kur e din mėnyrėn se si t'ia mundėsojė shprehjen emocionit seksual pėrmes ndonjė forme tė veprimit kreativ. Hulumtimet shkencore i zbuluan kėto dėshmi tė rėndėsishme: 1. Meshkujt qė i arrijnė realizimet mė tė mėdha janė ata me natyrė tejet tė zhvilluar seksuale: njerėz tė cilėt e mėsuan artin e transmutacionit seksual. 2. Meshkujt, tė cilėt kanė fituar pasuri tė mėdha dhe mirėnjohje tė veēanta nė letėrsi, art, industri, arkitekturė dhe nė profesione tė tjera, kanė qenė tė motivuar ndėr ndikimin e femrės.
Hulumtimet i analizuan faqe tė tėra tė historisė dhe tė biografive tė njerėzve tė suksesshėm, madje duke u kthyer nė mė shumė se dy mijė vjet prapa. Gjithkund ku ekzistonin dėshmitė nė lidhje me jetėn njerėzve jashtėzakonisht tė suksesshėm, hulumtimet tregonin se kėta e patėn natyrėn seksuale tepėr tė zhvilluar. Emocioni seksual ėshtė "forcė e pashmangshme" e cila nuk i pranon pengesat sikur qė i pranon "trupi inert". Tė shtyrė me kėtė emocion, meshkujt fitojnė fuqi tė jashtėzakonshme pėr veprim. Pranojeni kėtė tė vėrtetė dhe do ta kuptoni rėndėsinė e konstatimit se transmutacioni seksual fsheh nė vete sekretin e aftėsive kreative. Me heqjen e gjėndrave seksuale, njė njeriu apo kafshe, mėnjanohet edhe burimi kryesor i veprimit. Si dėshmi pėr kėtė, vėreni se ē'ndodh me ēdo kafshė pas kastrimit. Demi bėhet i dėgjueshėm sikur lopa. Ky ndryshim seksual e mėnjanon, nė njeriun apo kafshėn, gjithė instinktin luftarak. Po ky efekt ėshtė edhe te gjinia femėrore.
Pėrktheu dhe pėrgatiti: Arben Shala Mendo dhe pasurohu Napoleon Hill |