|
Ndarjet me partnerė ndodhin pėr arsye nga mė tė ndryshmet. Ēdo ndarje ėshtė e vėshtirė. Nuk ėshtė me rėndėsi kush ėshtė fajtor. Dashuria ndodh, vjen kur nuk e pret dhe shkon kur do vet. Dhe kur shkon dhemb. Prandaj thuhet nė shumė gjuhė me ra nė dashuri, to fall in love, ngase kur bie nė dashuri, kur rrėzohesh, lėndohesh dhe kjo dhemb! Nėse dashuria shkon, ikė, lidhja qė ju ka afruar, zhduket.
1. Mendoni mirė para se tė vendosni. Vėshtroni mendimet tuaja si njė person pasiv, pa ndikuar nė ato, sikur kur e shihni njė film. Le tė rrjedhin ato para syve tuaj. Ju vetėm merrni frymė thellė, relaksohuni dhe vėshtroni ngjarjen pa gjykuar, sikur ndodh mes dy personave tjerė dhe jo mes juve. Nė vazhdim mos gjykoni asgjė.
2. Merrni njė fletė dhe njė laps. Ndani fletėn nė dy pjesė me njė vijė. Nė anėn e majtė shkruani anėt pozitive tė partnerit ndėrsa nė tė djathtėn ato negative. Paramendoni ndonjėherė sikur i dashuri apo e dashura e juaj tė zhduket apo tė vdes, ēka humbni ju?
3. Nėse edhe mė tej mendoni se duhet tė ndaheni, atėherė bėjeni kėtė nė mėnyrėn si kishit pasur dėshirė dikush tju braktis juve. Vėrtet ėshtė vėshtirė pėr ta shqelmuar dikė qė ėshtė nė lidhje me ty, prandaj mėnyra mė e mirė ėshtė tė kėshilloheni me zemrėn tuaj dhe ta braktisni ashtu si kishit dashur dikush tju braktis juve.
4. Keni nda mendjen ta braktisni partnerin, e keni gjetur mėnyrėn duke u konsultuar me zemrėn tuaj prandaj, mos tju vjen keq. Shpesh ndodh qė kur duam tė ndahemi nga dikush, e fajėsojmė veten me faj qė nuk ekziston. Lidhja quhet lidhje ngase shėrben pėr tu bashkuar me dikė, po edhe pėr tu ndarė. Kėtu nuk jemi duke folur pėr martesė apo fejesė, qė ėshtė tjetėr formė e lidhjes. Nė lidhjet para martesore apo para fejesės, ose duhet tė jeni nė gjitha aspektet tė kėnaqur me partnerin, dhe pastaj ta kurorėzoni atė lidhje me martesė, ose ju vendosni, keni drejtė ta kėputni atė lidhje, qoftė edhe sado pak qė ndiheni tė zhgėnjyer.
5. Mos kundėrshtoni dhe mos u fjalosni gjatė ndarjes. Ndarje ideale nuk ka. Po te fjaloseni dhe ta fajėsoni atė, atėherė nuk ka me e pasur tė qartė a jeni ndarė ngase keni vendosur ashtu apo shkaku se jeni fjalosur. Partnerin me tė cilin /cilėn doni tė shkėputni lidhjen e dashurisė, kurrė mos e fajėsoni pėr asgjė. Thoni se keni vendosur tė ndaheni qė mė parė, nuk dėshironi tė fjaloseni dhe nėse insiston, mund ti tregoni se ēka mendoni se nuk shkon mes juve.
6. Para se tė ndaheni, shkruani diku se pse keni vendosur ashtu cili ėshtė shkaku. Mbajeni mend kėtė dhe mos lejoni tė ndikoj as bukuria, as lotėt, as fjalėt. Ndarja ndodh sė pari me sjelljen e vendimit nė kokėn tuaj. Dhe nėse e keni sjellė atė vendim, nuk keni arsye pse ta shtyni vendimin tuaj.
7. Edhe sikur tė vdisnit nga dėshira qė ta nėnēmoni partnerin shkaku se ju ka lėnduar, kurrė mos vendosni ta braktisni nė vende publike. Ėshtė e madhe dhimbja e braktisjes dhe inatit, prandaj mund ta humb kontrollin partneri dhe tė dėshiroj tju nėnēmoj juve me fjalė apo sjellje tė pakontrolluara.
8. Me siguri se nė skenarin si do tė dėshironit tju braktis dikush, ėshtė edhe fjala e juaj pėrfundimtare. Pra, do tė dėshironit edhe ju tė shtoni diēka para se tju braktis dikush, prandaj lejoni edhe ju qė partneri qė e braktisni tė thotė ēka ka pėr tė thėnė. Mos pritni qė shpejt ta kryej bisedėn e vet, dhe qė pasi ta kryej tė pajtohet me fatin.
9. Edhe nėse keni qenė shokė dhe shoqe tė mirė para lidhjes, nuk mund tė jeni mė. Ju mund tė mendoni se asgjė nuk kushton tė mbeteni shokė, po me kėtė ia vėshtirėsoni ēdo ditė nė tė ardhmen edhe vetes edhe atij /asaj.
10. Kur njėherė e keni sjellė atė vendim, i pari / e para qė duhet ta dijė ėshtė partneri. Mos flitni me shokė apo shoqe lidhur me vendimin tuaj para se tia tregoni nė sy partnerit. Sado besnik ndaj jush tė jenė miqtė tuaj, mund tė gabojnė dhe partneri ta kuptoj para se ti tregoni vet ju, dhe kjo vėrtet e bėn tė ndihet tė mjerė. Nė fund tė fundit, as ju nuk do tė dėshironit qė ta dijė dikush tjetėr para juve kur partneri juaj kishte pėr tju braktisur.
11. Mos e zvarritni kėtė vendim. Sado qė e zvarritni, kurrė nuk ėshtė kohė e pėrshtatshme pėr ta braktisur dikė. Edhe lehtė nuk ėshtė asnjėherė.
12. Mos i thoni se e keni dashur gjithmonė sepse me kėtė e gėnjeni edhe veten edhe atė. Sikur vėrtetė ta donit nuk do tju pengonte asgjė te partneri, apo edhe po tju pengonte do tė gjeni mėnyra ta falni. Ju mund ta keni dashur si njeri, si qenie humane, po jo si partner, prandaj dhe keni vendosur tė ndaheni.
13. Mos provokoni qė partneri tju lė. Kjo metodė funksionon ndonjėherė, po jo gjithnjė. Mos ia vėshtirėsoni, se po tju braktis partneri nga hidhėrimi prej fjalosjes, do tė kėrkoj mė vonė ta falni dhe tė pajtoheni, ose do tjua fal dhe do tė kėrkoj tė pajtoheni.
14. Shumė ēifte gabojnė gjatė ndarjes kur e fajėsojnė partnerin. Po ashtu gabim i madh ėshtė ti thoni si arsyetim partnerit nuk ėshtė problemi te ti po te unė! Pėrherė do tė mendoj se ka ndonjė problem qė ndoshta mund tju ndihmoj, por nuk e ka kuptuar si dhe ku qėndron problemi. Thjesht, bėhuni tė sinqertė dhe sqaroni pse nuk doni tė jeni mė nė lidhje me tė.
15. Mos e ktheni mė kokėn mbrapa ditėve tė ardhme, duke u interesuar se ēka po ndodh dhe si po jeton partneri i braktisur nga ju. Interesimet tuaja mė tė sinqerta nėse partneri i dėgjon apo i ndien, shndėrrohen nė shpresa pėr tė. E shpresa vdes e fundit! Mos ia vėshtirėsoni jetėn. Edhe po tju braktis personi qė aspak nuk e doni, personi mė i shėmtuar, me ditė e javė do tė vuani nga dhembja e braktisjes. Ju jeni me fat ngase ju po e braktisni dhe nuk e dini sa vėshtirė e ka partneri i braktisur. Po edhe ju ndjeni dhembje, po as pėr sė afėrmi sa partneri i shqelmuar nga ju!
|