|
Mjafton vetėm disa femra t’i buzėqeshin njė mashkulli nė njė vend publik, qė tė bėjė qė njė tjetėr femėr ta konsideroj atė shumė mė tė dėshirueshme pėr veten e saj. Psikologu britanik Benedikt Gjons nga universiteti Arberdeen nė Skotland, ka zbuluar se, femra gjatė procesit tė vlerėsimit tė njė mashkulli qė do ta bėjė pėr vete, merr parasysh aluzionet dhe shenjat nga femrat tjera rreth saj. Sa mė shumė femra qė ajo sheh se i qeshen atij mashkulli, mė me gjasė ėshtė qė ajo ta konsideroj atė mashkull si partner tė saj tė mirė.
Sipas ekspertėve refleksi “CC”, i kopjimit, ( Carbon Copy, apo Copy Cat) ėshtė rezultat i presioneve darviniane. Ky refleks ka tė bėjė me sjelljen e dikujt nė pėrpjekje pėr t’i kopjuar gjestet apo fjalėt e dikujt tjetėr. Nėse femra takohet me shumė meshkuj potencial pėr t’u bėrė partnerė tė saj, mirėpo ka vėshtirėsi nė pėrzgjedhjen e mė tė mirit, dhe nėse vlerėsimi kėrkon shumė kohe dhe energji, atėherė ajo ndihmohet duke u orientuar nga sjelljet e femrave rivale me atė mashkull.
Ekipi i hulumtuesve qė i publikoi rezultatet nė “British journal, rekrutoi 28 femra vullnetare tė moshės mesatare rreth 24 vjeē. Vullnetaret shikuan fotografitė e katėr meshkujve tė rinj qė shikonin drejt nė fotoaparat dhe kishin shprehje natyrale tė fytyrės. Meshkujt tregoheshin nė ēifte dhe nga femrat kėrkohej ta zgjedhin mashkullin mė atraktiv, dhe tė ia vendosnin njė notė nė shkallėn me tetė nota.
Tė njėjtat fytyra pastaj iu treguan individualisht femrave vullnetare, mirėpo secila fytyrė e mashkullit kishte anash njė fytyrė tė femrės nė profil. Femra nė profil ose dukej duke shikuar natyrshėm te mashkulli ose i buzėqeshte atij. Vullnetaret pastaj shikuan sėrish meshkujt nė ēifte, dhe u kėrkua nga ato tė bėjnė njė tjetėr vlerėsim me shkallė pėr atė se sa atraktiv ėshtė secili mashkull.
Meshkujt qė nė fotot paraprake kishin femrat qė shikonin natyrshėm nė tė, shumė nga vullnetaret i rivlerėsuan me nota mė tė ultė pėr 10 % nė mesatare, pėrderisa ata meshkuj tė fotografive paraprake qė anash nė fotografi kishin femrėn qė u buzėqeshte, vullnetaret i rivlerėsuan duke ua ngritur notėn mesatarisht pėr 15%. Pra 15% mė atraktiv, janė paraqitur ata, me fytyrė dhe shprehje tė njėjtė, por vetėm ngase kanė pasur anash nga njė femėr qė i shikon dhe u buzėqesh.
Vlerėsimi i meshkujve ka qenė i kundėrt. 28 meshkuj tė rinj morėn pjesė nė eksperimentin e njėjtė, dhe notimi se sa u pėlqejnė fytyrat e meshkujve nga fotografitė varej nėse femra anash i qeshej atij apo qėndronte normal ndaj tij. Nėse ajo i qeshej nga anash, kėta meshkuj nga fotografia merrnin nota mė tė dobėta nė vlerėsim nga meshkujt vullnetar tė eksperimentit, ndėrsa nėse femra nė foto qėndronte normal duke e shikuar fytyrėn e mashkullit nė foto, meshkujt vullnetar i vlerėsonin me nota mė tė mira ata. |