|
Ēdo mėngjes kur zgjoheni, para se ti ēelni sytė, shtrihuni si macja. Shtrijeni ēdo muskul tė trupit tuaj. Pas tre apo katėr minutash, me sytė ende tė mbyllur, filloni tė qeshni. Pesė minuta thjesht qeshni. Nė fillim kėtė ju e bėni vetė, por sė shpejti kjo ka pėr tė shkaktuar qeshje tė sinqertė, spontane. Humbeni veten nė tė qeshur. Mund tė kalojnė disa ditė para se kjo vėrtet tė ndodhė, jemi aq tė pamėsuar me njė gaz tė kėtillė. Por kjo sė shpejti do tė bėhet spontane dhe do ta ndryshojė natyrėn e gjithmbarshme tė ditės suaj. Pėr ata qė e kanė tė vėshtirė tė qeshin me zemėr apo pėr ata qė ndiejnė se gazi i tyre ėshtė i rrejshėm, ja njė teknikė tė thjeshtė:
Herėt nė mėngjes, para se tė hani ēfarėdo qoftė, pini gati njė gotė tė madhe me ujė tė vakėt dhe pakėz tė njelmėt. E para ēfarė duhet bėrė ėshtė qeshja, pasi qė kjo i jep ton tėrė ditės. Po u zgjuat me qeshjen, sė shpejti do tė filloni tė ndieni sesi jeta ėshtė absurde. Asgjė nuk ėshtė serioze: qesharake janė madje edhe pakėnaqėsitė tuaja, qesharake ėshtė dhembja juaj, paj edhe ju vetė jeni qesharakė!
Pini, dhe pini shpejt, pėrndryshe nuk do tė jeni nė gjendje tė pini shumė. Pastaj thjesht pėrkuluni dhe gargarisni ashtu qė uji tju rrjedh buzėve. Kjo do tė ishte tė kthyerit e ujit gjė qė do tjua pastrojė hyrjen. Asgjė tjetėr nuk nevojitet. Ekziston pengesa nė hyrje, e cila kurdo qė dėshironi tė qeshni, e ndalon qeshjen.
Nė jogė ky ėshtė veprim tė cilit gjithsesi duhet ti pėrmbaheni. Joginėt e quajnė pastrimi i domosdoshėm. Ky pastron fuqishėm dhe e bėn hyrjen tepėr tė pastėr tė gjitha pengesat zhduken. Do tė kėnaqeni nė kėtė dhe do ta ndjeni pastėrtinė gjithė ditėn. Qeshja, lotėt, e madje edhe tė folurit tuaj do tė vjen nga vetė qendra mė e thellė. Bėjeni kėtė dhjetė ditė dhe do tė qeshni spontanisht e nga zemra.
Osho, nga Libri i portokalltė |