Online 19 users
 
Ballina | Ēifteve | Meditime | Motivime | Mjekime | Lifestyle | Mite & Legjenda | Informatikė | Marketing

Mjellma Studio

 

Mė tė lexuara

 

Top 20 shkrime

1.

35 gjėra qė duhet t'i dijė secila grua e martuar
2. Higjiena intime pėr femra... (pjesa e parė)
3. Si ta joshni njė mashkull qė ka fuqi
4. Kur shpirti vuan
5. Buzėt - pasqyrė e ndjenjave
6. Pse meshkujt tradhtojnė nė dashuri me femra tjera?
7. Ēka flasin thonjtė tanė pėr ne
8. Gjashtė shenja qė tregojnė se ajo po ju tradhton
9. Buzėt - nė plan parė
10. 15 kėshilla qė ta filloni bisedėn me personin qė ju pėlqen
11. Follderi i padukshėm nė Windows XP
12. Si ta mposhtni pagjumėsinė
13. Si tė lidhni kravatėn nė gjashtė hapa
14. Ēka konsiderojnė tė bukur te femra - meshkujt
15. Si na shohin femrat nė takimin e parė...
16. Ēka dimė dhe ēka duhet tė dimė pėr femrat
17. A ka fjetur ajo me tjetrin mbrėmjen e kaluar?
18. Jo besnikėria dhe mashtrimi nė dashuri
19. Gjuha sekrete e femrės dhe domethėnia
20. Si ta pushtoni ta mbani dhe ta humbni njė mashkull
Titujt Rubrika Mite dhe Legjenda 15 shkrime
• Njė qendėr spirituale nga maje tė Himalajeve
• Nga ēuditė e mėdha – TROJA
• Mė falni, a jeni (para) normal?
• A jemi tė vetėm nė gjithėsi!
• Mekanizmat e gjenialitetit
• Dukuria e piktogrameve - 1
• Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim
• Kulla e vajzės qė flet pareshtur pėr dashuri
• Alfabeti i besėtytnive - I
Nuse, shkele pragun me kėmbėn e djathtė
• Fėmijėt e hėnės
• Dukuria e piktogrameve – 2 - Vetėtimat sferike nga qielli
• Ėndrrat lucide dhe pėrvoja jashtė trupore
• "Gjeniu" krijohet me anėn e shqisės sė gjashtė
• Fragmente nga mitologjia shqiptare - kush nė ēka beson!?
• Alfabeti i besėtytnive II
Tėrfili pėr fat, trėndafili pėr tė lindur fėmijė tė bukur

Shkruan: Mjellma

Alfabeti i besėtytnive II
Tėrfili pėr fat, trėndafili pėr tė lindur fėmijė tė bukur
Kthehu mbrapa...

Me siguri se edhe skeptikėt mė tė pėrbetuar, nė ditėt e hershme tė rinisė sė tyre, atėbotė, tė goditur nga shigjeta e Amorit, me dėshirė i besonin gjethes sė bagremit (driza e butė), duke e pyetur "mė do, s'mė do…".

Njeriu gati gjithmonė ka bėrė pėrpjekje qė t'i pėrcjellė shenjat dhe porositė e fshehta shumėkund, dhe kėto mė pastaj t'ia pėrcjellė gjeneratave pasardhėse pėrmes traditės, zakoneve e riteve. E tėra kjo, dhe tė tjerat besėtytni, me siguri lindėn si nevojė e njeriut qė nė situatat e zakonshme ta ketė njė shkop magjik qė do t'ia rregullonte jetėn. E ky shkop magjik, nė veēanti do t'i nevojitej gjinisė femėrore, pėr ndoshta ndonjė simpati tė fshehtė, pėr martesė tė lumtur, shėndet, punė etj. Ashtu si premtuam nė numrin e kaluar, ne do t'ju pėrshkruajmė kėtu disa besėtytni qė lidhen me bimėt e ndryshme te ne dhe nė botė. Pėr dikė ndoshta ndonjėra do tė shėrbejė si shkop magjik, pėr tjetrin… Sidoqoftė, ju dėshiroj argėtim tė kėndshėm.

Si tė dashurohet marrėzishėm

Kudo nė botė, si dhe mes nesh, ekziston bindja se nėse dikush gjen tėrfilin me katėr gjethe, do tė ketė fat tė pakufishėm. Populli kudo nė Kosovė thoshte "Ai ēi xhanė tėrfojė me katėr fletė ka igball". Studentėt, tėrfilin e gjetur me katėr gjethe e vendosin nė indeks. Nxėnėsit, nėpėr fletore, pėrveē zemrės, e vizatojnė edhe tėrfilin me katėr gjethe. Nė djep, pėrveē dekorimeve tė tjera, shpesh haset edhe tėrfili me katėr gjethe. Shumėkund nė Kosovė besohet se e mbron fėmijėn nga "syri i keq". Nė vazhdim po ju pėrshkruajmė njė ritual besėtytė qė aplikohet ndėr shqiptarė e qė ka tė bėjė me tėrfilin me 4 gjethe dhe dashurinė.

Pėr tė bėrė qė tė dashurohet nė juve personi, tė cilit ia keni hedhur syrin, gjejeni njė tėrfil me katėr gjethe dhe jepjani priftit qė ta vendos nė potir me oste (potir - kupė pėr verė; oste - nafora nė kishėn katolike, vėr. jonė), pėr 39 ditė. Ditėn e katėrdhjetė prifti ju kthen tėrfilin dhe ju bekon. Me atė tėrfil, kur e prekni personin qė e doni, ai do tė dashurohet marrėzisht nė juve.

Pėr ju qė nuk keni fat ta gjeni tėrfilin me katėr gjethe, ja njė mundėsi tjetėr pėr ta bėrė pėr vete njeriun qė e simpatizoni fshehurazi. Merrni (natėn vonė) tre lule tė barpezmit me njėmijė gjethe, vendosni nė njė strajcė dhe mbani me vete gjersa ta takoni personin qė e simpatizoni. Sipas njė bindjeje, nė ishullin Rodos, besonin se Venera, pasi qė kishte dalė nga deti, ishte shtrirė pranė barpezmit me njėmijė gjethe dhe ia kishte dhuruar forcėn e zgjimit tė ndjeshmėrisė. Kjo lule, njėherit ishte lulja mė e dashur e konteshės nga Castiglionea, e cila ia pushtoi zemrėn Napoleonit tė III-tė. Edhe romakėt e konsideronin barpezmin (Achilea milefolium) si bimė tė shenjtė dhe nga ajo prodhonin pije tė dashurisė.

Pėr tė gjithė ata qė mendojnė se nuk e kanė besnik partnerin, ja njė ritual tė njohur nė Siri, Egjipt dhe Kinė. Ditėn mė tė gjatė tė vitit (21. Qershor), nė njė arė me drithėra, merrni disa kallinj gruri dhe njė grusht lulėkuqe (lule bozhure). Nė tė vendosni edhe gjethet e gardenit (gardenia florida), ose nė vend tė tyre ato tė bagremit (drizės sė butė). Sė bashku me fotografinė e tė dashurit, kėrcellin e bimės lulėkuqe duhet ta vendosni nė libėr. Lulet dhe gjethet e saj vendosen nė strajcė tė lirit sė bashku me grurin dhe bagremin. Strajcėn e lini nė dėrrasė tė dritares pėr njė muaj lunar (28 ditė). Ndikimi i tyre do t'ju qetėsojė dhe mė qartė do ta shihni situatėn. Gruri ėshtė simbol i pjellshmėrisė, ndėrsa bagremi apo gardeni simbolizojnė dashurinė jo tė sigurt (mė do, s'mė do…). Gruri sjell harmoninė e humbur. Gjatė kėtij cikli lunar, partneri do tė bėhet vetėm i juaji.

Legjendat e dashurisė: "Hasan Aga dhe Qika Potureshė"

Nė Llap dhe kudo tjetėr nėpėr vise tė banuara me shqiptarė, ekzistonte bindja se kaēa (trėndafili i egėr) ėshtė krijuar si pengesė qė t'i ndajė varret e ēiftit tė dashuruar. Ja se ē'thotė kjo gojėdhėnė qė kėndohej edhe si kėngė: "Kaēa osht dalė pej vorrit t'Plakės! Plaka o kanė nana e Hasan Agės, i cili ja kish' pa'dhanė besėn Ēikės Potureshė po nana e ti ja muer ni grue tjetėr, e Hasan Aga, masi ēi e ēkruen ni letėr n'sobė t'vet, para syve t'nusės e vret vehtėn. T'nesret kur e sheh Qika Potureshė tue e ēue te vorret edhe ajo vret vehten, e tė dyt i shtien n'dhe ngatangat. Pej zemnės s'plast edhe nana e Hasan Agės des dhe len amanet me e shti n'dhe nermjet t'birit e Ēikės Potureshė (veē mos me i lanė bashk, as n'at dyje!). Pej Plakės osht bi kaēa; kaēa gjithmonė i ēet lulat ngatangat, po nermjet lulave del dega me therra ēi s'i len (lulat) me u bashkue!"

Edhe shumė bindje dhe gojėdhėna janė tė lidhura me trėndafilin e egėr. Nė vazhdim po i jap disa qė kanė tė bėjnė me trėndafilin e butė tė kultivuar. Nė Myzeqe ishte zakon qė posa tė zbriste nusja nga kali, dhėndėri e qėllonte me trėndafil nė kokė mbi duvak, tre herė. Qėllimi i kėsaj ishte qė ajo tė sillej mirė dhe tė lindė fėmijė tė bukur si trėndafili.

Po ashtu nė kėto treva, pasi qė e pagėzonin foshnjėn, e linin tė palarė tre ditė, ngase besonin se i lahej krezmi. Krezmi paraqet vajin e shenjtė e qė pėrdoret pėr shėrbesa fetare te katolikėt. Ditėn e tretė e lanin fėmijėn dhe ujin e derdhnin te rrėnja e trėndafilit, aty ku nuk shkel kėmba e njeriut, qė tė mos shkelet krezmi i foshnjės si dhe qė ai trėndafil tė ēelė e tė bėhet i bukur si qė ėshtė. Edhe tė sėmurin nga epilepsia (sėmundja e tokės si i thotė populli), e lanin dhe ujin e derdhnin te rrėnja e trėndafilit, qė i sėmuri tė bėhej i shėndetshėm si trėndafili, ndėrsa sėmundjen ta merr toka.

Ndėr besimtarėt myslimanė ekziston bindja se nga secila pikė e djersės sė Muhamedit a.s. ka mbirė njė trėndafil i butė me aromė tė kėndshme.


Share
Trego miqve tuaj
Ruaj linkun

Rubrika tė Tjera

 

• Futboll - Rezultatet
• Mahi tė vogla

• Lojėra online
• Bioritmi i juaj
•
Akuaristika
• Tė ndryshme

 

Aforizma tė rastit

Ai qė tė kallzon, tė bėn nder, ai qė tė pyet tė qet nė hall.
Nga: popullore
 

Top modelja

 


Natalia Vodianova
Gjatėsia: 175 cm
Sytė: Kaltėr
Datėlindja:
28 shkurt 1982
Grozni, Rusi
 
   
Copyright 1999 - 2009  Mjellma & Partners. All Rights Reserved. Web design: Arsim Gjinovci